By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘DiCaprio i bllokuar në Karaibe për shkak të krizës në Venezuelë’
January 5, 2026
Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro
January 5, 2026
Muzika italiane dominon listat e vitit 2025, me Olly-n në krye të listave për albume dhe këngë
January 5, 2026
Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime
January 5, 2026
Me rënien e Maduros, Kina mund të humbasë miliarda
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian
Rajon / Botë

Arrestohet në Teheran ish-gazetari i REL-it dhe shtetasi amerikano-iranian

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 9:57 PM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit, është arrestuar në Teheran, tha një burim për REL-in më 15 tetor.

Reza Valizadeh, i cili ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe amerikane, u arrestua rreth tri javë më parë dhe përballet me akuza, përfshirë për bashkëpunim me media në gjuhën persishte jashtë vendit, tha njëri nga të afërmit e tij për REL-in.

Zyrtarët iranianë nuk e kanë komentuar ende arrestimin e Valizadehit.

Valizadeh e la punën si anëtar i stafit të Radios Farda të REL-it në nëntor 2022 dhe qëndroi jashtë vendit për një kohë.

Në postimin e tij të fundit në X më 13 gusht, Valizadeh tha se kishte udhëtuar për në Teheran më 16 mars.

Ai tha se bisedimet “kishin mbetur në gjysmë” me agjencinë inteligjente të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, por në fund u kthye në Iran pas 14 vjetëve duke marrë përgjegjësinë mbi supet e veta dhe “pa asnjë letër besimi, qoftë verbalisht”.

Nuk është e qartë se në çfarë rrethanash e shkroi këtë postim.

Shumë iranianë me shtetësi të dyfishtë janë arrestuar nga agjencitë e sigurimit dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të ndryshme. Shumica e pronave të tyre janë konfiskuar apo bllokuar, dhe në disa raste, pjesëtarët e familjeve të tyre brenda Iranit janë përballur me trysni për t’i detyruar këta njerëz të kthehen në Iran.

Irani akuzohet se u bën trysni qeverive të huaja t’i plotësojnë kërkesat e tij duke i arrestuar jashtëligjshëm, apo duke i “marrë peng” shtetasit e huaj, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë.

You Might Also Like

Sulmohet furgoni me gozhda dhe bomba tymi, duke i grabitur 400,000 euro

Kisha Ortodokse Ruse rrit çmimet. Rritjet më të mëdha janë për dasma, funerale dhe pagëzime

Kryediplomati italian: Ndërhyrja e SHBA-ve në Venezuelë është e ligjshme

Dhjetë persona shpallen fajtorë për ngacmimin e Brigitte Macron!

Francë: Një person i panjohur qëllon me thikë pasagjerët e trenit në periferi të Parisit

TAGGED: #Arrest, #Iran, #Reza Valizadeh
Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet thirrja për subvencionim të sistemeve diellore për familje e biznese

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Presidenti Trump merr pjesë në darkën e iftarit të Shtëpisë së Bardhë
Turqia i arreston 48 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
Shëndetësia në Kosovë
Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?