By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria” mbi jetën e poetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria” mbi jetën e poetit
Lajme

Botohet në Tiranë libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria” mbi jetën e poetit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 11:41 PM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Një libër mbi jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar Martin Camaj nën përndjekjen e pandërprerë të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste u publikua sot në Tiranë gjatë një tubimi, ku morën pjesë studiues e veprimtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Libri “Martin Camaj – Përndjekja dhe Liria” përfshin një dokumentacion të gjerë të kësaj përndjekje në Evropë dhe në ShBA, ndërsa autori i njohur krijonte një seri veprash poetike dhe albanologjike me vlera të rralla për kulturën shqipe.

Vera, mbesa e poetit dhe e gjuhëtarit të njohur shqiptar Martin Camaj, përgatiti librin mbi jetën e tij të përgjuar brenda dhe jashtë vendit nga Sigurimi famëkeq i Shtetit.

Libri “Martin Camaj, përndjekja dhe liria”, mbështetet kryesisht në dokumentacionin e marrë prej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet përndjekja e tij prej një seri anëtarësh të shërbimit të fshehtë në Evropë dhe në ShBA, teksa profesori lëvizte për veprimtaritë shkencore në shumë vende.

Studiuesi i njohur nga Kosova, Prof. dr. Isak Shema, tha në tubim se e ka njohur autorin Martin Camaj në vitet 60 të shekullit të kaluar, dhe se ka studiuar në detaje konceptet letrare, shkencore e krijuese të tij, në një periudhë jashtëzakonisht të rëndë për shqiptarët e Kosovës.

Ai vlerësoi Camajn si një shkrimtar, poet e gjuhëtar i shqipes me një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe shkencave albanologjike, i cili ishte përfshirë në gjithë programet shkollore e studimore të Kosovës.

“Ne e nderojmë përjetësisht Martin Camajn. Kemi për të vlerësimin e lartë shkencor e kulturor, për këtë njeri të shquar, i cili mbetet si një ndër ikonat e letërsisë shqipe si dhe të gjuhësisë shqiptare, veçanërisht sa i takon aspekteve të qytetërimit shqiptar”, tha zoti Shema.

Martin Camaj është një nga autorët me më shumë ndikim në kulturën shqipe dhe qarqet artistike në Kosovë, i studiuar dhe botuar rregullisht atje, teksa i botoi poezitë e para në revistën “Jeta e Re”, dhe vëllimet e tij poetike ishin ndër librat e parë me poezi në shqip të publikuar në Prishtinë.

Por ndryshe nga Kosova, krijimtaria e Martin Camajt ishte rreptësisht e ndaluar në Shqipëri. Studiuesi i njohur akademik Gjovalin Shkurtaj kujton takimet e pakta me prof. Camajn jashtë Shqipërisë dhe vlerëson krijimtarinë e tij letrare si dhe studimet gjuhësore albanologjike mbi arbëreshët e Italisë.

“Martini është i lidhur shumë ngushtë me tokën shqiptare dhe me arbëreshët e Italisë. Prania e Martin Camajt te revista “Shejzat” bashkë me Ernest Koliqin si dhe me atë yjësi njerëzish në emigracion, që punonin për gjuhën shqipe, kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë”, tha zoti Shkurtaj.

Krahas krijimtarisë letrare, poeti Martin Camaj ishte po ashtu edhe një gjuhëtar i shquar, ndonëse i mohuar në atdhe, ndonëse drejtoi katedrën e albanologjike në Universitetin e Mynihut, ku krahas studimeve të tij, përgatiti edhe një grup të gjerë studiuesisht të rinj të pasionuar pas albanologjisë.

Drejtuesi i shtëpisë botuese Nacional dhe studiuesi Mujo Buçpapaj, tha se Martin Camaj ishte njëri prej autorëve më të shquar të shqipes jashtë vendit, që diktatura i përndiqte dhe veprat e tyre i kishte ndaluar të qarkullonin, ndërsa brenda Shqipërisë vrau dhe burgosi dhjetëra shkrimtarë.

“Gjatë viteve 1945-48 dramaturgu Ndre Zadeja, poeti Lazër Shantoja, poeti Bernardin Palaj, romancieri Anton Harapi dhe publicisti Gjon Shllaku u ekzekutuan. Poeti Vincens Prennushi vdiq në burg pas torturash të rënda, ashtu si dhe botuesi e prozatori Dom Ndoc Nikaj. Ndër intelektualët që u ekzekutuan ishte botuesi arbëresh terenc Toçi, botuesi Nebil Çika, shkrimtari baba Ali Tomori dhe poeti Manush Peshkëpia”, theksoi zoti Buçpapaj një pjesë nga fondi i gjerë i artistëve dhe dijetarëve të dënuar nga diktatura komuniste.

Në dokumentet e përfshira në libër pasqyrohet edhe veprimtaria shoqërore e poetit e gjuhëtarit Martin Camaj në Evropë dhe SHBA, e raportuar me shkrim nga përndjekësit e tij, informatorë të shërbimit të fshehtë, mbi takimet e shumta si dhe intervistat publike të tij në Zërin e Amerikës në vitet 80.

Libri botohet në 99 vjetori e lindjes së poetit Martin Camaj dhe në 32 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta dhe synon të hedhë dritë mbi përndjekjen çnjerëzore të diktaturës komuniste ndaj emigracionit politik jashtë Shqipërisë.

You Might Also Like

Nis në Zurich Festivali `Zurich Shqip Up Comedy Festival`

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

ReMusica 2025: Koncerte në Prizren dhe Prishtinë

TAGGED: #Martin Camaj përndjekja dhe liria, #Tiranë
Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

KESCO: Faturat janë rritur ngase është rritur konsumi i energjisë elektrike dhe që tash s’ka subvencionim nga qeveria

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Rusia: 6 vjet e 10 muaj për 72-vjeçarin SHBA për mercenarizëm
Apeli ia ul dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim
Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve
Haziri: Koordinimi me aleatët, themel për sigurinë e Kosovës, çdo veprim i pakoordinuar mund të ketë pasoja të pariparueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?