By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fshati i Bosnjës i varros 19 viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fshati i Bosnjës i varros 19 viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut
Rajon / Botë

Fshati i Bosnjës i varros 19 viktimat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 7:42 PM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnjë e Hercegovinë në fillim të këtij muaji.

Ata u varrosën në një ceremoni në komunën e Jabllanicës në jug të Bosnjës. Pjesëmarrësit në varrim qëndruan mbrapa një vargu imamësh dhe liderësh të tjerë fetarë, që përballë kishin 19 arkivolet e mbështjella me pëlhurë të gjelbër, sipas traditës islame.

Trupat e të të vdekurve u përcollën për në varre pastaj dhe u mbuluan me dhe.

Të gjithë 19 viktimat ishin nga Donja Jabllanica, një fshat në Jabllanicë, ku myftiu i madh i Bashkësisë Islame të Bosnjës, Husein Kavazoviq, e udhëhoqi ceremoninë e varrimit.

“Nuk janë të nevojshme fjalët”, tha Kavazoviq, duke iu drejtuar pjesëmarrësve pranë xhamisë së Jabllanicës. “Edhe pse dhembja është e thellë dhe e padurueshme, ne jemi të vetëdijshëm se Zoti vendos për jetën tonë. Ne jemi të vdekshëm”.

Që të gjitha viktimat vdiqën natën e 4 tetorit kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu. Stuhia solli grumbuj gurësh, balte dhe ujë në fshat, duke shkatërruar shumë shtëpi.

Në Hercegovinën veriore dhe Bosnjën qendrore, sasia e shiut i zuri njerëzit në befasi, dhe zonat të tëra shkëputën, pasi përmbytjet e mëdha shkatërruan rrugët dhe urat.

Përveç 19 njerëzve të vdekur në Donja Jabllanicë, katër persona vdiqën në Konjicë dhe tre të tjerë vdiqën në zonën e Fojnicës. Një person është ende i zhdukur.

Zyrtarët qeveritarë të Bosnjës thanë se shembja e një guroreje ishte shkaktare e numrit të madh të viktimave në Donja Jabllanicë.

Ekipet e shpëtimit nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi ndihmuan në kërkimin e personave të zhdukur në zonat e përmbytura gjatë javës së kaluar, ndërsa njësitë e inxhinierisë ndihmuan në përpjekjet e tjera të rimëkëmbjes.

Qeveria e Kosovës njoftoi javën e kaluar se do ta ndihmojë Bosnjë e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Ndihma u dërgua gjithashtu përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për strehim, gjeneratorë elektrikë, pompa uji dhe pajisje të tjera të nevojshme për personat e zhvendosur, tha Ministria e Sigurisë e Bosnjës më 14 tetor.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut i shkatërruan të paktën 230 ndërtesa në Jabllanicë, dhe dëmi i vlerësuar është rreth 25.6 milionë euro.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

​Hapet depoja e re e vaksinave të IKShPK-së

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
VIDEO Ukrainasit po gjuajnë automjetet që Kim i dërgoi Putinit
Policia në Prishtinë përdor kamera për gjobitjen e kundërvajtësve në trafik
Zogjtë shtegtojnë nga Kriporja e Ulqinit të ushqyer dhe me unazë në këmbë
Shpend Nuhiu, emërohet drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?