kruan: Akademik- Prof. Dr. Hakif Bajrami
(Konsulto edhe dokumentet e OKB-së)
Më 1958 ngjarja më eruptive diplomatike dhe politike në Botën e Tretë ishte plasuar kur Premomorja e Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, prezantuar në OKB për: “Pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi”. Me këtë Premomorje autoritetit i Jugosllavisë prej së cilës po nxirrnin shembuj “lumturie”, në të cilën njeriu i parë kishte inevstuar se shumë shpejtë do të promovohet në Nobelist, por që ngadal por sigurt për nobelist u promovua një shkrimtar serbian, bota e nëntokës do të mësoi nga KGB-eja, Perendimi dhe Lindja, do të fundosën në matje të muskujve, sepse po hapej “kutia e Pandorës”, përmes çështjës shqiptare ashtu edhe për pozitat koloniale të pakicave sidomos në Evropë, e më konkretishtë në Jugosllavinë komuniste. Me këtë hapje të padrejtsësë koloniale, Perendimi nuk do të gëzohet, por as në Lindje nuk do të shfaqin ndonjë hidhërim.
Në këto rrethana Ajzenhaueri më 11 mars 1959 në konferencën për shtyp ua evitoi amerikanëve frigën për një luftë berthamore me Rusinë, si një “malarje e Luftës Ftoftë”. Në fakt, Ajzenhaueri do ta klithë fjalinë: “Nuk di se çka mund të çlirohet me armë berthamore, përpos shkatrrimit që do të mbetët pas. ( H. Kizinger….f. 574). Pas këtij fjalimi do të pasojnë hipoteza:” Nëse Ajzenhaueri e konsideronte Rusinë inferiore, De Goli në anën tjetër e kualifikonte si shumë inferiore në raport me Perendimit tërë makinerinë ushtrake të Kremlinit. E vërteta, De Goli fuqinë sovjetike e shihte si një fasadë me të cilën po mbulohej çdo gjë në planin e brendëshëm mikrokomunist- komunist sovjetik. Por, sipas fajeve që i kishte kurdisur Nikita Hrushqovi dhe KGB-ëja në Berlin, ku vlonte uji në akull, çështja e Berlinit ishte cilsuar në Perendim si abnormale. Ky qëndrim ishte në “fuqi” deri sa një aeroplan U2 amerikan u rrxua mbi Bashkimin Sovjetik, edhe më rrufeshëm shpërtheu në Zyrët Perendimore, largimi i Shqipërisë de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Por, në korrik dhe gusht të vitit 1961 Gjon Kenedi do t` i dislokoi 1500 trupa në Berlin, për çka Hrushqovi do të zemrohet, por çdo gjë ishte e vonë sepse ishte qitur para aktit të kyer. E vërteta, Gjon Kenedi dëshirone bisedime të drejtëpër drejta me Nikita Hrushqovin, sidomos pas rrzimit të U2 dhe pas locimit të trupave të reja amerikane në Berlin. Në lidhje me këtë “garë” të kurdisur, Kendei do ta autorizojë Din Raskun (sekretar i jashtëm amerikan) për vulosjën e Murit Berlinit më 21 gusht 1961. ( H. Kizinger …f. 585). Në lidhje me këtë, Din Rask dhe Andrej Gromiko u takuan disa herë në shtator 1961 në OKB, por për çështjën e Berlinit sovjetikët nuk pranonin asnjë lloj dialogu. Prandaj, mu për këtë Kenedi do t` i zbulojë kërcnimet sovjetike për Perendimin. Me këtë “zbulim” Kenedi mendoi se fitoi një unitet të ri në Perendim. Por në realitet, askush nuk e mendonte se BRSS do të infiltrohet në ato rrethana në Kubën e Fidel Kastros. Prandaj, politika komuniste u tregua se nuk ishte një “tigër prej letre”, por një forcë ideologjike dhe ushtrake që mund të sillte botën në rrezik nga arsenali nuklear që posedohej nga sovjetikët, sidomos.
Kriza e Kubës do të hapë çështje të reja në Jugosllavi (rreth decentralizmit-që e ideonin sllovent dhe kroatët dhe centralizimit që e ideonin serbianët-HB), Çekosllovaki dhe disa shtete që kullosnin në “dy livadhe”. Lidhur me këtë, në parim De Goli ishte antiamerikan, por antiamerikanizmin e mabnte në shirt si çështje kulture dhe dominimi nga arsenali i frankofonisë magalomane. Në fakt, De Goli do të ua shtron amerikanëve pyetjën drejtëpërdrejti: “Pse nuk largoheni prej Vietnamit”, sepse vet ishte larguar nga Algjeria. Por, në këto rrethana De Goli donte që të forcohej në Bon sepse ishte çështje nacionale. Por, në një aspekt filozofik dhe politik, De Goli donte ta zbus rrolin e: “katër xhandarëve” (Amerikës, Britanisë, Francës dhe Rusisë) në glob. Në esencë sherbimi skeret Amerikan CIA do të zbulojë se De Goli donte çështjën e “katër xhandarëve” ta zbres në dy xhanfarë, e ata sipas tij do të ishi: Rusia dhe Franca në administrimin e Gjermanisë. Në realitet, me këtë zbulim De Goli do të “diskreditohët” mjaftë ulët në sytë e aleatëve se: Franca ende në tryezë kishte aspirata të Antantës (Francë-Angli-Rusi nga shekullit XIX-të, por tash pa Anglinë!).
Posa e zavëndsoi Kenedin Lindon Xhonsoni do të deklarohët: “ Amerika ka miqë e jo interesa për të ndihmuar të robëruarit dhe të dobtit”. Lidhur me këtë, diplomatët e profesionitë do të shkruajnë se: “ Nuk është fitore se po forcohet Amerika, por është e arritur se bota po vetëdijësohet në aspektin e emancipimit nacional dhe ekonomik, përmes Amerikës”. Me këtë qëndrim, Kina komuniste sidomos e konsideronte Rusinë si kërcnim për paqën, njejtë sikur e konsideronte Vietnami Kinën. Kuptohet, se nga kjo praktikë e qendrimeve do të popullarizohet për të debatuar shkencorisht se cili është rroli i Luftës Civile dhe Luftës së Ftoftë? Në lidhje me këtë, shkenca e historisë do të konkludojë se nëse forcat mbrojtëse nuk mund të japin siguri të plotë për mbrojtje të popullsisë, herët apo vonë guerilja ka për ta marrur “fronin” në duar. Kështu në luftën klasike 75 përqind është vërtetuar se siguron fitore guerilja, në luftën guerile mbrojtjën e popullsisë 75 përqind siguron disfata. Ndërsa 100 për qindë në kombinim 75 përqind rezutati është më i mirë. Por nëse pushteti nuk siguron qetësi atëherë guerilja ka për të fituar, mësonte H. Kizinger, si diplomat me përvojë. Dhe, derisa Lufta e Ftoftë, ishte garë në armatim në mes Super Fuqive, Lufta Civile është konflikt brenda shtetit ose brenda popullit përkatës. Në rastin e parë fitojnë ose humbin shtetët, në rastin e dytë humbin të gjithë, edhe shteti edhe populli.
Kështu, lufta pozicionale në mes komunistëve dhe demokratëve në vitët shtatëdhjetë të shekullit XX-të, e kishte zavndësuar luftën në mes nazifashistëve dhe çlirimtarëve nacionaldemokrat 1941-1945. Kështu lufta Nacionalçlirimtare e tipit hurshqovian për Gjon Kenedin ishte një shpallje lufte, prandaj më 1965 Xhonsoni “Luftën popullore” të Lin Piaos, do ta cilsojë si një zejtari të njejtë të pashpallur si luftë në kuadër të një Lufte së Ftoftë. E vërteta, kur erdhi Kenedi në fron, lufta në Vietnamin e Jugut kishte arritur të përshkallëzohët, por nën pushtetin e Xhonsonit do të pasojë lufta e hapur për shporrjën e komunizmit nga Amerika, për çka dukej se ishte një investim i kotë. E vërteta, Xhonsoni e zhgënjen vetën duke meduar se do të fitonte, shkruan H. Kizinger në Diplomcia f. 656.
E kundërta si mendim i saktë mendohej se autoriteti i Xhonsonit ndaj Kenedit e bëri të pamatur terhekjën e Amerikës nga Vietnami, edhe pse në fillim të vitit 1969 i kishte në Vietnamin Jugor 543000 ushtarë (H. Kizinger, Diplomacia…..f. 658), fakt ky që tregon se hyrja në luftë frontale ishte bërë pa një vlerësim serioz, sepse në rrafshin e armatimit Amerika mund ta bluante Vietnamin, por “popullit nuk i komandohet”, thot një fjalë popullore shumë e lashtë.
E vërteta, L. Xhonsoni e kundershton çdo zgjërim të luftës për faktin se po krijohej hapsira jetësore në zonat tjera për komunistët që duhej të ngadhnjenin sepse po zhvillonin luftë ideologjike por të drejtë popullore çlirimtare. Në realitet, Amerika nuk e prnone rrolin në Vietnam sikurse e kishte pasur në Kore. Prandaj, më 1972 kur duhej për ta kuptuar sipas Amerikës se lufta po zhvillohej në mes lirisë dhe totalitarizmit, fare nuk përmndej nominimi luftë civile në Vietnam . Pra Amerika hyri në luftën në Vietnam , sepse proceset në Azinë Juglindore i përcaktonin popujt në luftë për liri e jo fuqia e armëve që bombardonin pa pushim popullin vietnamez. (H. Kizinger, Diplomacia…f. 673).
Në rrafshin diplomatik, Niksoni do të shprehet për largimin e Amerikës nga Vietnami se: “E humbëm një betejë, por do t` i fitojmë shumë luftëra të realpolitikës nepër botë”. E vërteta, vietnamizmi do ta përcjelli botën deri në shembjën e BRSS-ës. Dhe Amerika kështu do të mbetët një fuqi morale e luftërave të drejta për liri, por jo edhe larg përdorimit të forcës saj ushtarke dhe ekonomike, që gjithnjë e më tepër po tregohet një investim në rrafshin e çlirimit të njeriut nga varësia ideologjike dhe robëria klasike. Kështu, bisedimet në Paris më 1970-1972, do të zhvillohën në dy nivele, por ofenziva e tetorit 1972, sikundër vlerë e luftës popullore, do të tregohët racionale. E vërteta, humbja amerikane në Vietnam dhe e Rusisë në Avganistan, sikur i krijoi R. Reganit t` ia mësyjë shembjës së komunizmit për ta kompenzuar “humbjën e shekullit”, në stilin të del ku të del i tërë hesapi, faktë ky që në shiqim të parë duket si një avanturë, sepse Rusia ishte Superfuqi atomike me një ushtri ndër më të fuqishmet në glob. Prandaj, shembja e BRSS i ka treguar dy të vërteta më 1991: Ka treguar se asnjë lloj ushtrie nuk mund ta shpëtoi realitetin kur shteti kalbet për brenda; ka treguar shembull në shtetet tjera, që mos të investojnë në ushtri, për ta ruajtur shtetin e vjetër (siq investoi Serbia..) sepse e drejta në vetvëndosje është fuqi e pandalëshme.
E vërteta, hapja e Amerikës ndaj Kinës për diplomacinë botërore nuk ishte ndonjë e arritur, spjegohej në Amerikë. Pra amerika kishte marur mësime nga vrasja e Martin Lluter Kingut më 1967, kishte mësuar nga vrasja e Çe Gevarës më 1968, kishte fituar pjekuri nga ngjarjet në Çekosllovaki më 1968, kishte mësuar kulturë rrevolucionare dhe demokratike po kishte gisht edhe në demonstratat në: Paris, në Zagreb, Beograd dhe më në fund në Prishtinë më 27 nëntor 1968, kur u lëkundë nga themelët sidomos totalitarizmin në Jugosllavi, u shporr përgjithëmonë konkurimi i Titos për çmimin Nobel ilegal, i cili kishte pushtet por që tani e tutje do të fitojë kompromitet të theksuar, të cilin kompromitim e kishte dëshmuar edhe Plenumi i Brioneve përbrenda më 10 korrik 1966. Kështu tiranisë ideologjike komuniste sidomos në Jugosllavi, iu kishin lëkundur themeli. Prandaj Tito do ta ftojë Veli Devën, Sekretar i komunistëve të Kosovës dhe Ali Shukriun (Kryetar Komisioni për hulumtimin e krimeve të UDBës në Brone më 26 qershor 1966 për të diskutuar për deformimet që kishin ndodhur në Kosovë. Aty, Tito do ta shtrojë çështjën e avansi it të Kosovës në Republikë, por kjo ide do të pushojë deri më 20 mars 1967, kur prap Tito në Polit Byro do të pyet: Deri në cilin nivel ka ardhur idea Kosova Republikë? Me që nuk mori përgjegje nga shqiptarët në Brezovicë më 21 mars 1967, Eduard Kardelit iu nevoit që federata të federohët më 1974, me Kushtetutë. Pra pushtet kurrë nuk shkatrrohën kah ana e trashë e dhunës, por shkatrrohet përkah përdorimi i saj i tejmasës. Në fakt , pushteteve totalitare kishin filluar t` u rrinte “konopi i kuq në fyt”……, dhe vetëm nevoitej lëkundja e shkamit nga pozicioni, dhe kriza ishte para derës, së çdo tirani. Për fat këtë aksiomë Tito e dinte, por luante në kartën shoviniste serbe sikur të ishte llotari
Çka është SALT dhe Çështja hebreje
Çështja e çaramtimit nuk po pushonte pa u debatuar në asnjë çast. Por, nëse Amerika e armatoste Izraelin me armatim modern, Rusia e armatoste Izraelin me kuadro kulmor profesional ushtrak dhe në lëminë e inxhnijerisë.Dhe kjo armatosje ndodhte në emër të patriotizmit, nga arsenali i demokracisë leberale ose nga arsenali i totalitarizmit ideologjik. Lidhur me këtë, shembjën e komunizmit duhet spjeguar sipas R. Reganit se: kapitalizmi po prodhonte të mira materiale, kurse totalitarizmi po prodhonte ideologji që popujt nuk guxonin të mendojnë ndryshe përpos si thot programi i partisë që për kryeligj kishte një kushtetutë nominale, por mbi te qëndronte shpata ideologjike, sikurse një lloj sheriati agnostik me kopertina të kuqe.
Në fund të mandait tij Regani kishte konceptuar gjatë bisedimeve të gjata me Andrej Gromikon më 1984 se konceptet e bindjeve diplomatike ishin shterrur dhe ishin të njohura se: Amerika nuk ka palne kundër juve, e kundërta, thoshte Regani, Ju rusët keni plane kundër Amerikës”. Me këtë shprehje R. Regani ishte çdo gjë tjetër, por jo cinik siq ishin bashkbiseduesit rus e të tjerë komunistë. Në këto rrethana, Mihail Gorbaçovi i shtati pas Leninit si prijës i BRSS, që erdhi në fron më 1985 ndihej si forcë berthamore e kulmit, por kur u rrxua nga froni më 1991, ushtria e tij kishte kaluar në anën e Boris Jellcinit, i cili Partinë Bolshevike e shpali të jashtël igjëshme. E vërteta, shoqëritë demokratike do të rreshtohen drejtë por shumë prej tyre, do të nxisin luftëra lokale për të shitur armatim edhe më tutje, dhe për t` i paguar të punësuarit në industrinë ushtarake, në kohën e garave në armatim, se kush po prodhon barot më tepër, për ta diegur tjetrin që ishte kualifikuar si armik. Në këto rrethana, bota dëshmohej se është e kontrolluar, por që jeton pranë rrezikut me rrezik të mundëshëm tragjik.Në këto rrethana, shoqëritë demokratike po e konsideronin Mihail Gorbaçovin njeri të domosdoshëm, por edhe të pashmagshëm për ta palsuar projektin e tyre deri në fund.
Së këndejmi, diktatura e Brezhnjevit në anën tjetër për “sovranitetin e kufizuar”, po merrte për autorësi personalitete tjera shtetërore, por jo të kampit komunist. Kështu siq ka thënë Presidenti Bil Klinton: “Zgjërimi i demokracisë do ta përthekojë botën jo aq ngrohtë dhe jo aq shpejtë, por sigurtë dhe mjaftueshëm për një paqe të shkrirë por të akulltë me ngrica, që nuk janë as borë e as ujë”. Të paktën me shkatrrimin e komunizmit në Rusi, dhe nëJugosllavi më 1991, u krijua një gurp shtetesh që ishin ngopur me një,mendësi ideologjike, parndaj Boris Jellcini dhe “Jellcinët” në vendet totalitare do ta kanë një shansë plus që të avansojnë në shkollën e mendimit, fjalës dhe veprimit të lirë, që mos ta përdorin argumetin e dhunës në procesin e transformimit shqoqëror dhe ekonomik. Së këndejmi, qëndrimi i Bil Klintonit për krizën ruse dhe jugosllave, do të shënon poena pozitiv në konton e demokracive prendimore, për të mbetur shembull pozitiv në histori në fund të shekullit njëzetë.
Ku jemi dhe kah po shkojmë
Për herë të parë në histori NATO do ta bombardojë një shtet fashist që ishte kthyer si një ekspoziturë ruse në Ballkan e që ishte Serbia fashiste. Nga ky këndveshtrim edhe njëherë, thonë dokuemntet se Rusia do të provojë pasukseshëm për të eksportuar luftëra loakle, krejtë me qëllim për të shitur armatim dhe për të dërguar mercenarë sidomos në Ballkan, për ndihmë fashizmit serbian, për një kohë dhjetë vjeqare. Por, Rusia më nuk mund të eskportojë rrevolucion në Hungari, Rumuni, Bullgari e Çeki e Sllovaki, sepse këto shtete ishin konvertuar në NATO dhe BE. Në lidhje me këtë, strallimi i Serbisë për rregjimin e vejtër, po rrezuton se nuk është mësuar asgjë nga e kaluara. Së këndejmi, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, i ka nxierr dy realitete në shesh para historisë: se me politikë paqesore 1991-1999 nuk ka pasë asnjë shansë çlirimi i Kosovës. Kjo për fakti se kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja që ishin republika dhe plus me popullsi sllave, nuk u çliruan pa luftë, pa vargoj gjaku. Por, edhe në anën tjetër, Lufta e UÇK ka mundur të zgjatë edhe për dhjetë vjetë, por robëria serbiane në Kosovë, do të kompromitohej, por, largim të pushtetit pa intervenimin e NATO-s me 1058 aerolpalnë për 78 ditë bombardime, çlirim të Kosovës nuk do të kishte.
Si komnetohet lufta çlirimtare në Kosovë ku lindi shteti i dytë shqiptar në hsitori është çështje për t` u komentuar. E vërteta, lidhur me këtë mohuesit e luftës UÇK-ës sot e gjithë ditën e spjegojnë se: “Na çliroi NATO ose Amerika”, shprehje kjo krejtë me prapavi, për ta defaktorizuar luftën më të drejtë që ka ndodhur në hsitorinë e nerëzimit e që e ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1994-1999. Pra ky nominim tregon kokfortësinë e atyre që ende shprehën se “kemi pas pushtet paralel, kemi pasë institucione qeverisëse”, por të gjitha ishin një tigër prej letre.
Në lidhje me këtë që u tha më lartë, bisedimet e diplomatëve Perendimor me kryekasapin e luftërave në ish Jugosllavi, do ta mësojnë se: “Më 1945 i kemi vrarë shqiptarët në Kosovë, atje kemi vëndosur diktaturë ushtarake më 8 shkurt dhe e kemi diciplinuar shqiptarinë me dhunë, së cilës iu bind për një gjysmë shekulli. Tash, më 1992-1999, pse mos t` i përdorim të nejtat armë kur e kemi arsenalin ushtarak dhe policor në disponim, plus kemi përkrahje të palëkundur nga populli serb dhe malazez”.
Në këtë provokim, diplomatët dhe oficeët e NATO-s do të përgjigjën guximshëm midis Beogradit se: “Ju me këtë përcaktim për luftë totale, do të keni në fund humbje të sigurtë”. Dhe bombardimi ndodhi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, për ta hapur bota demokratike një kapitull të ri, prej kah do të marrin shembull popujtë që nuk kanë liri dhe shtet të merituar.
NATO në esencë nuk e ndihmoi UÇK-ën me armatim, due lëshuar armë nga ajri, të paktën. Madje, nuk pati asnjë hudhje armësh nga ajri, përçka populli shqiptar do ta respektonte edhe më rrënjësisht jo vetëm Amerikën, por edhe të gjitha shtetetët e Aleancës Veriatllantike. E vërteta, NATO nuk e njohu dhe nuk e njeh esencën e luftës së UÇK-ës, sepse provon që Serbia e fashizuar një ditë të pozicionohet e të kërkojë antarësi. Por kjo nuk do të ndodhë , për deri sa Rusia afshiste sot ta humbë luftën në Ukrainë, Serbia do të mbetët e miluar edhe nga BE për faktin se gjëndet në: “mes mollave të shëndosha dhe lehtë mundet për t` i infektuar fqinjët në një luftë klasike”, në të cilën planifikon profite Risa fashiste .
Kah po shkojmë si shoqëri gjatë shekullit XXI?
Për ta kuptuar se ku ishim, ku jemi dhe kah po shkojmë, po i japim disa karakteristika që e kanë veçuar shoqërinë njerëzore sidomos gjatë luftërave që e përcaktuan hsitorinë në shekullin XX-të?
Luftërat e Parë dhe e Dytë botërore
Lufta e Parë botërore zgjati: Lufta e Dytë botërore zgjatë:
1.Zgjati 4 vjetë, 3 muaj dhe 15 ditë; Zgjati 6 vejtë
i shteteteve në luftë 36. Numri i shteteve në luftë 61.
Numri i shteteve neutrale 17. Numri ishteteve neutrale 6.
Shtete në vija të luftës: 14 shtete. Ishin në luftë 40 shtete.
në tokë: 985 mijë km katror. 131, 5 milionë km katror.
Madhësia ku zhvillohet lufta: 4 mil. Km katro. 22 milion km katror.
Numri i banorëve: 1 miliardë. 1, 7 miliardë.
8. Të mobilizuar: 70 milionë 110 milionë.
Të vrarë në luftë: 10 milionë. 50 milionë.
të plagosur në luftë: 21 milionë. 35 milionë.
aramtimi, ajror: 190 000 avionë. 710 000 avionë.
Tanke në luftë: 9000 tanke. 287000 tanke.
mjete lufte: 140 000 mjete. 1. 041 000 mjete.
Më 1912 në luftë vritën në çdo 100 veta, 92 janë ushtarë, 8 janë civilië;
Më 1914-1918, ushtarë janë 60%, civilë janë 40%.
Më 1939-1945 ushtarë janë 40%, civilë janë 60 %.
Më 1992-1999 në Jugosllavi 9% janë ushtarë, 91% janë civilë, në çdo 100 veta.
Në luftën e Dytë Botërore treva e Gjermanisë u nda në katër zona të okupimit. Në Zonën amerikane 95000 gjermanë u denuan me burg. Në zonën okupuese ruse 67000 perosna u denuan me burg; në zonën e okuaur nga Britania u denuan me burg 64000 gjermanë, në zonën franceze u denuan me burg 19000 gjermanë. Në Zonën Britanike 320 000 gjermanë u denuan me përjashim nga profesioni; në Zonën Franceze 70 000 gjermanë u denuan me përjashtim nga profesioni. Këta nuk kishin të drejtë për të punuar në profesion. Për zonat amerikane dhe ruse nuk ka të dhëna.
Çka do të ndodhë me botën?
Nëse burrshtetasit sot qëndrojnë në fron si persona serioz, të shëndoshë psiqikisht, atëherë luftë atomike nuk do të ketë. Nëse dominon truri anarkist në ndonjë shtet që posedon armë atomike, mund të ndodhë lufta totale, por ajo mbetët në histori si një vetëvrasje, sepse nuk do të fiton askush.
Luftërat lokale do të ketë, dhe ato do të finasohën nga kompanitë të cilat edhe dje e sot dhe sigurisht nesër, mirrën me tregti armësh, por ato firma dhe individë janë kryesisht të njohur. Kështu si është gjendja e brishtë sot, në çerek shekullin e parë XXI, po del në shesh një zejtari origjianle që është zbatuar si e maskuar edhe më parë, se ata shtetarë që janë në krizë përbrenda, zakonisht po organizojnë që vendi i tyre të hyjë në një avanturë lufte dhe pakënaqësia ndaj tij po merr kahje tjetër, siq është rasti i Benjamin Natanjahut tani por edhe i fashistit Putin në Rusi, dhe A. Vuçiq në Serbi, i cili krekoset kohë pas kohe se: “do të kthehet përmes ushtrisë në Kosovë”. E vërteta, krekosjet do të vazhdojnë jo vetëm nga Vuçiqi, por edhe nga despotët tjerë, por shoqëritë brenda shtetit duhet ta kuptojnë se githëmonë rreziku nga jshtë është potencial. Në lidhje me këtë, po e prezantojë edhe një aksiomë: Shiqoni se çka po ndodhë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Aty, tregtarët e politikës paqesore po insistojnë që të arrestuarit të ngarkohën sa më tepër me akuza, të cilat kërkojnë debat. Këta mjerana prokurorë, gjykatës e advokat punojnë për të u paguar dhe do të insistojnë që gjykimi të zgjatë pa mabrim sepse rrogat janë kulmore. Ndërsa të paditurit, nuk e dijnë se ata mund të denohën, por fati i tyre është ngusht i lidhur me fatin e Republikës Kosovës, sepse ishin drejtues të luftës, prandaj jo vetëm se do të denohej lufta, por do t denohet edhe shteti i Kosovës. Analogji me këtë, mund të gjindën shembuj në tërë globin. Mbi të gjitha çelsi i krizës në Ballkan mbetët Serbia, e cila nuk do të ndalet me kërcnime për deri sa të detyrohët për t` i paguar dëmet e luftës, ashtu si u denua Gjermania naziste.
(Ky punim ju kushtohet: Ali Ajetit dhe çetës së tij historike, Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe UÇK-së e Adem Jasharit!