By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Punimet në projektin e sheshit “Shatërvan”, përfundojnë së shpejti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Punimet në projektin e sheshit “Shatërvan”, përfundojnë së shpejti
Lajme

Punimet në projektin e sheshit “Shatërvan”, përfundojnë së shpejti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 8:55 PM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Projekti i sheshit “Shatërvan” në Prizren deri më tani ka shpenzuar rreth 2 milionë euro. I gjithë projekti i nënkalasë ishte paraparë të përfundojë me 3 milionë euro. Por, për të përfunduar të gjithë Zonën Historike të Prizrenit duhen mjete të tjera, që priten të sigurohen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në vitin 2025.

Pas disa punimeve që janë kryer në sheshin shatërvan të Prizrenit, ka filluar edhe heqja e shtyllave elektrike, pasi i gjithë rrjeti shpërndarës elektrik dhe kabllovik është sistemuar nën tokë.

“Është një hap në drejtim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve, krijimit të një ambienti më të këndshëm, më të mirë dhe besoj se përveçse për qytetarët e Prizrenit, do të jetë një ambient interesant edhe për vizitorët të cilët vijnë nga komunat e tjera, por edhe nga shtetet e tjera. Komuna do të vazhdojë me përkushtimin e vet për të gjetur rrugë e mundësi që këtë punë që po e bëjmë në Shatërvan ta bëjmë edhe në pjesë të tjera të qytetit, kryesisht rreth unazës, në mënyrë që edhe në pjesë të tjera të qytetit të realizojmë një projekt të tillë”, tha Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit

Për projektin e sheshit “Shatërvan”, Drejtoria e Shërbimeve Publike kishte ndarë 3 milionë euro, por duhen ende mjete që të përfundojë Zona e Parë Historike e Prizrenit.

“Normalisht që me këtë kontratë nuk mund të përfundon zona komplet se është Zona e Parë Historike, dhe Drejtoria e Shërbimeve publike, shumë shpejt gjatë fillimit të vitit 2025 do të hapë edhe një kontratë të re dhe nuk do të ndalemi me kaq. Mendojmë që edhe në vitet në vijim, do të bëjmë investime si me heqjen e kabllove, ashtu edhe me shtruarjen e kalldrëmit”, tha Çelë Lamaj, drejtor i  Shërbimeve Publike në Prizren.

Punimet në “Shatërvan” nisën në muajin mars, ndërsa bizneset dhe gastronomët patën vështirësi në punën e tyre. Ata kanë kërkuar nga komuna që të ndihmohen për t`i balancuar humbjet.

“Besoj që ata do të na kuptojnë, ne e kemi përpiluar tekstin tek të gjitha humbjet e vonesat, konkretisht do t’i prezantojmë, besoj që atëherë do të hasim në mirëkuptimin më të mirë të mundshëm”, tha Ilir Shala nga Shoqata e Gastronomëve të Prizrenit.

Autoritetet komunale thonë se deri në fund të muajit nëntor, pritet të përfundojnë punimet në sheshin “Shatërvan”, në rrugën “Shuaip Spahiu” dhe në kalldrëmin e ndriçimin e rrugës së kalasë së qytetit.

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #Prizren, #Shatërvan
Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Alpinisti nga Kosova ngjitet në majën e Kilimanxharos

Kosova Times Kosova Times January 23, 2024
Kryeministri hungarez godet sërish BE-në shkaku i Ukrainës
Talibanët afganë festojnë dyvjetorin e kthimit në pushtet
Vdes gruaja qe vrau djalin e saj të sëmurë (7): Ajo i dha morfinë për ta lehtësuar nga vuajtja e tij
Kush qëndron pas ‘masakrës’ së Latakisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?