By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë
June 8, 2025
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë ATSH Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”. Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve. Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti. Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”. “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.
June 8, 2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fushata presidenciale në shtetin e pavendosur të Nevadës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fushata presidenciale në shtetin e pavendosur të Nevadës
Rajon / Botë

Fushata presidenciale në shtetin e pavendosur të Nevadës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 7:30 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Në Shtetet e Bashkuara vëmendja është përqendruar në shtatë shtetet e pavendosura, të, cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Ndërsa disa prej tyre kanë ndryshuar nga pikëpamja politike me kalimin e viteve, korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouari njofton nga Las Vegasi se shteti i pavendosur perëndimor i Nevadës nuk anon fort në drejtim të asnjërës prej dy partive të mëdha në Amerikë.

Shteti me 3.1 milionë banorë i Nevadës është ndoshta më i njohur për Las Vegasin, qytetin e tij e famshëm të lojërave të fatit.

“Është disi paradoksale. Nevada shihet si një shtet liberal, pasi ishte i pari që lejoi divorcin pa arsye, ka lojëra të fatit në disa qarqe dhe lejon prostitucionin. Por, nga ana tjetër, ka edhe një prirje shumë konservatore në disa aspekte”, thotë Thom Reilly nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Nga viti 1960 deri në vitin 2000, Nevada ka votuar për kandidatët republikanë. Por, në dy dekadat e fundit, Nevada është bërë një shtet i pavendosur, duke votuar në disa raste për kandidatët demokratë.

Popullsia e Nevadës është trefishuar që nga viti 1980. Një pjesë e madhe e banorëve të ardhur rishtazi janë nga shteti liberal i Kalifornisë.

“Ajo që ka ndodhur është se në qarkun e Klarkut, i cili përfshin qytetin e Las Vegasit, tani jeton 72% e banorëve të shtetit me të drejtë vote. Pra, nga një shtet kryesisht rural, Nevada është shndërruar në një shtet urban në pjesën perëndimore të Amerikës”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Nevadës në Las Vegas.

“Kemi Las Vegasin dhe pastaj pjesën tjetër të Nevadës. Las Vegasi ka një prirje të anojë më shumë nga demokratët, ndërsa pjesa tjetër e Nevadës është më republikane. Por, shumica e banorëve të shtetit jetojnë në Las Vegas”, thotë David Cardenas, banor i Nevadës.

Megjithë rritjen e madhe të popullsisë, Nevada mbetet një shtet kryesisht i klasës punëtore, me shumë banorë që bëjnë punë fizike.

“Pagat, papunësia, kostoja e banesave, inflacioni dhe çmimi i karburantit mund të ndikojnë tek banorët e Nevadës ndoshta pak më shumë se tek ata të shteteve të tjera”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Nevadës në Las Vegas.

Për studentët në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, një pjesë e të cilëve do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 5 nëntorit, përparësi kanë çështje si punësimi dhe arsimi.

“Çështja e abortit, ekonomia dhe arsimi janë të rëndësishme”, thotë Samantha Adame.

“Ekonomia dhe ndoshta kufiri”, thotë David Cardenas.

“Jam një student i varfër. Për mua përparësi kanë çmimet e ushqimit dhe një vend pune me pagë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e mia”, thotë Charles Davis, banor i Nevadës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, banorët e Nevadës do të votojnë edhe për një propozim për ta përfshirë të drejtën e abortit në kushtetutën e shtetit.

“Tashmë është dëshmuar se çështja e abortit është një motivues i madh i pjesëmarrjes në zgjedhje. Mendoj se kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e nëntorit”, thotë Rebecca Gill nga Instituti për Studimin e Çështjeve të Grave në Nevada.

Megjithatë, eksperti Ken Miller thotë se askush nuk duhet të nënvlerësojë shanset e ish-presidentit Donald Trump për ta fituar Nevadën.

“Zoti Trump po perceptohet si një kandidat që nuk ka gjasa të fitojë Nevadën thjesht sepse ai nuk ka fituar dy herët e fundit. Unë nuk do të nënvlerësoja rëndësinë e çështjeve ekonomike për votuesit në këtë shtet”, thotë ai.

Roli kritik si një shtet i pavendosur është arsyeja pse dy kandidatët presidencialë, ish-Presidenti Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harris, po bëjnë fushatë në Nevada.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

TAGGED: #Nevada, #ShBA, #Zgjedhje
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti takoi përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të mashtrimit në rastin e “Prishtina Jet”
Wagner në Afrikë: Si e riemëroi Rusia grupin mercenar
Miliardat ruse. Çfarë sollën në vendet fqinje?
Polonia ia dërgon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?