By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnjë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnjë
Rajon / Botë

Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnjë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 4:15 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese që goditën pjesë të ndryshme të Bosnjë e Hercegovinës në fillim të këtij muaji.

Viktima e fundit, e cila ishte kërkuar në zonën e Konjicës pas vërshimeve në atë zonë, është gjetur në liqenin e Jabllanicës, tha të mërkurën kryetari i komunës së Konjicës, Osman Qatiq.

Viktima është një burrë 62-vjeç nga fshati Buturoviq Polje, afër Konjicës, i cili ishte zhdukur nga vërshimet e 4 tetorit në këtë pjesë të vendit.

“Është viktima e fundit e përmbytjeve që është kërkuar në zonën e Konjicës ditëve të fundit”, tha Qatiq për Radion Evropa e Lirë.

Qatiq theksoi se trupi i tij i pajetë u gjet në liqenin e Jabllanicës, dhe se bashkëshortja e tij humbi jetën gjithashtu nga këto përmbytje.

Në përgjithësi 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnjën më 4 tetor, prej tyre 19 në Donja Jabllanica, fshat në Jabllanicë, pesë në Konjicë, dhe tre në Fojnicë.

Të martën, rreth 2.000 njerëz morën pjesë në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Donja Jabllanica.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe të bllokuar qasjen në disa fshatra.

Ekipet e shpëtimit nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi ndihmuan në kërkimin e personave të zhdukur në zonat e përmbytura gjatë javës së kaluar, ndërsa njësitë e inxhinierisë ndihmuan në përpjekjet e tjera të rimëkëmbjes.

Qeveria e Kosovës njoftoi javën e kaluar se do ta ndihmojë Bosnjë e Hercegovinën me 200.000 euro, pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

You Might Also Like

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz

Transkriptet sekrete të bisedimeve midis Putinit dhe Bushit u publikuan. Putinit i kërkohet të bashkohet me NATO-n

Operacion i madh në Stamboll. “Arrestuam 115 anëtarë të ISIS-it. Ata po planifikonin sulme”

Pamje nga vendi më i ftohtë i banuar në Tokë aktualisht: Banorët vendas nuk mund të dalin as nga shtëpitë e tyre

TAGGED: #BeH, #Përmbytje
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti ukrainas: “Putini ka frikë të përdorë armë bërthamore”

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Ish-sekretari i NATO-s: Destabilizimi, ndikimi i Rusisë në Ballkan
Një vrimë misterioze me përmasa të mëdha u hap në një rrugë në Uells, banorët u evakuuan
Nuk dorëzohet Eva Buzo, niset përsëri me not nga Italia për në Shqipëri
Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 22 korrik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?