By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm
June 24, 2025
Presidentja Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë
June 24, 2025
Presidenti iranian: Armëpushimi do të respektohet nëse edhe Izraeli vepron njëjtë
June 24, 2025
Urat mbi Ibër: Zhvillim për disa, ide pa kuptim për të tjerët
June 24, 2025
Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi: Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i pashmangshëm, pa një zgjidhje për Gazën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hamasi: Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i pashmangshëm, pa një zgjidhje për Gazën
Rajon / Botë

Hamasi: Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i pashmangshëm, pa një zgjidhje për Gazën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 9:06 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtësi dhe që është përhapur në Liban e më gjerë, varet nga zgjidhja e krizës fillestare, asaj në Gazë, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Hamasit.

Ndërsa lufta në Gazë ka hyrë tashmë në vitin e saj të dytë, luftimet janë ndezur në pjesën jugore të Libanit, ku trupat izraelite tashmë po përballen me militantët e armatosur të Hezbollahut që mbështeten nga Irani. Situata rrezikon të përshkallëzohet në një konflikt të drejtpërdrejtë me Iranin.

Përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet kanë ngecur dhe vëmendja tashmë është përqendruar në një sulm të pritshëm Izraelit ndaj Iranit pas sulmit me raketa që Teherani kreu më 1 tetor, i dyti brenda këtij viti.

“Nuk është e lehtë të arrihet një armëpushim i përhershëm ose një zgjidhje e përhershme e këtij konflikti pa e zgjidhur atë në origjinë, që është konflikti në rajonin e Gazës”, tha Basem Naim për agjencinë ‘Reuters’ në Stamboll.

Komentet e tij nënvizojnë se sa e vështirë do të jetë për të zgjidhur një luftë që përfshin gjithashtu lëvizjen Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, e që tashmë kërcënon të tërheqë Shtetet e Bashkuara në luftë. Uashingtoni dërgoi këtë javë në Izrael sistemin e avancuar të mbrojtjes nga raketat, THAAD.

Lufta në Gazë shpërtheu pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 persona sipas njoftimeve nga zyrtarë izraelite.

Sipas autoriteteve në Gazë, një rajon nën kontrollin e Hamasit, fushata ushtarake e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 42,000 personave, ka shkatërruar pjesën më të madhe të rajonit, si dhe ka zhvendosur shumicën e popullatës së saj.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin ndërsa Hamasi mbeten armik të përkushtuar i shtetit hebre.

Hezbollahu, që hodhi breshërinë e parë me raketa kundër Izraelit menjëherë pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në shenjë solidariteti me Hamasin, kohët e fundit ka filluar të flasë për një armëpushim të mundshëm, por Basem Naim tha se kjo do ta linte të pazgjidhur çështjen më të gjerë.

“Edhe nëse arrijnë një armëpushim në Liban, nuk do të ketë qetësi në rajon sepse ata nuk po flasin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, atyre që lidhen me Libanin apo Palestinën”, tha ai.

Përpjekjet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve izraelite nuk kanë arritur asgjë dhe Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për ngërçin e krijuar.

Basem Naim tha se ndërmjetësit ishin “të zhgënjyer” nga zgjerimi i konfliktit përtej kufijve të Gazës, por ai fajësoi sërish Izraelin për dështimin e bisedimeve.

“Ne nuk mundet që thjesht të fillojmë negociimin e kushteve të reja të shtuara nga (kryeministri izraelit) Benjamin Netanyahu”, tha ai.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, por nuk duket se është pranë përfundimit të fushatës së tij në Gazë, ku dy javë më parë rriti trysninë në pjesën veriore të rajonit.

Basem Naim tha se ofensiva e fundit izraelite ishte një “rrethim shumë më mbytës” ndryshe nga të tjerët.

“Është shumë më brutal dhe agresiv (se operacionet e mëparshme). Ai vë në shënjestër drejtpërdrejtë shtëpitë ku jetojnë civilët”, tha ai.

Izraeli thotë se trupat e tij kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit gjatë ditëve të fundit. Nga ana tjetër është rritur shqetësimi ndërkombëtar për situatën humanitare me të cilën përballen palestinezët. Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Izraelit të garantojë kalimin e më shumë ndihmave.

Por zyrtari i Hamasit tha se qëndrimet e ShBA-ve ishin kontradiktore.

“Në të njëjtën kohë që amerikanët po bëjnë thirrje për më shumë ndihma humanitare, ata po i dërgojnë miliarda e miliarda dollarë dhe armatime (Izraelit), si dhe çdo herë po përdorin veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar vullnetin ndërkombëtar”, tha ai.

You Might Also Like

Presidenti iranian: Armëpushimi do të respektohet nëse edhe Izraeli vepron njëjtë

Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

Trump thotë se nuk dëshiron ndryshim regjimi në Iran

Zyra e Netanyahut: Izraeli nuk do të sulmojë më Iranin pas bisedës së kryeministrit me Trumpin

Trump: Izraeli nuk do ta sulmojë më Iranin

TAGGED: #Lindja e Mesme, Hamasi
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmi me dron godet Grozny, Kadyrov premton hakmarrje

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Linjat ajrore amerikane kërkojnë të ndalojnë fluturimet e konkurrentëve të tyre mbi Rusi
Dubai: 16 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë
Gjuriq: Jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha burimet për takimin mes Trump dhe Putin
Ish-komandanti i Wagner PMC, i cili u arratis në Norvegji, u arrestua për një sherr me policët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?