By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?
September 15, 2025
Tajfunët britanikë do të patrullojnë qiellin mbi Poloni
September 15, 2025
Vedat Muriqi sërish shënon gol për Mallorca-n
September 15, 2025
Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore
September 15, 2025
Një dron u rrëzua mbi rezidencën e presidentit polak në Varshavë
September 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kaliforni, vritet fotoreporteri; nën akuzi djali i tij adoleshent
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kaliforni, vritet fotoreporteri; nën akuzi djali i tij adoleshent
Rajon / Botë

Kaliforni, vritet fotoreporteri; nën akuzi djali i tij adoleshent

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 10:38 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Një fotoreporter që ka mbuluar ngjarje botërore, që nga konflikti në ish-Jugosllavi, rënia e Murit të Berlinit dhe lirimi nga burgu i Nelson Mandelës, u godit me thikë për vdekje, ndërsa po kryente një ecje në fundjavë në malet San Gabriel. Autoritetet kanë arrestuar dhe akuzojnë djalin e tij 19-vjeç, si autor të dyshuar për krimin.

Paul Lowe, 60 vjeç, një fotograf britanik, gazetar lufte dhe profesor në Universitetin e Arteve në Londër, u shpall i vdekur të shtunën tha zyra e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit.

Autoritetet thanë se ai vdiq nga një plagë me thikë në qafë.

Një person, i cili u identifikua më vonë si djali i zotit Lowe-t, u pa duke u larguar nga vendngjarja. Autoritetet arritën ta arrestojnë atë.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit, e cila ngriti një akuzë për vrasje ndaj Emir Abadzic Lowe-t, tha se punonjësit e ndihmës së shpejt u thirrën në vendngjarje, nga një kalimtar.

Paul Lowe ishte profesor mbi konfliktin, paqen dhe imazhin në Kolegjin e Komunikimit të Universitetit të Arteve në Londër. Universiteti tha se ka qenë “një koleg i vlerësuar thellësisht” për më shumë se dy dekada.

“Paul la një trashëgimi të pabesueshme si fotograf, kritik dhe jo më pak të rëndësishme, si një profesor vërtet i dhembshur”.

Libri i tij “Boshnjakët” dokumentoi 10 vite luftë dhe situatën e pasluftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai u botua në vitin 2005. Të tjerë libra të tij janë “Masterklasa e fotografisë”, “Raportimi i rrethimit të Sarajevës” apo “Fotografia, Dëshmitë dhe Luftërat Jugosllave, 1988-2021”.

Në një intervistë për gazetën ‘The Guardian’, zoti Lowe ishte shprehur se ai ishte përqendruar tek viktimat dhe pacientët në spital gjatë ditëve të para të rrethimit të Sarajevës. Ai ishte i interesuar të kuptonte atë që ndodh me njerëzit kur “detyrohen të jetojnë në kushtet mesjetare të shkaktuara nga një rrethim”.

“Njerëzit do të rrezikonin jetën e tyre për një kënaqësi të vogël”, i tha ai gazetës në atë kohë.

Në homazhet për gazetarin morën pjesë një numër i madh njerëzish.

“Paul ishte një fotoreporter shumë i talentuar, i guximshëm dhe i përkushtuar, i cili vazhdimisht e vinte veten në rrezik për t’i treguar botës realitetin e zonave të luftës dhe krizave humanitare në mbarë botën”, tha Santiago Lyon, ish-drejtor fotografie në agjencisë The Associated Press, i cili kishte punuar me zotin Lowe gjatë rrethimit të Sarajevës, në fillim të viteve 1990.

You Might Also Like

Tajfunët britanikë do të patrullojnë qiellin mbi Poloni

Një dron u rrëzua mbi rezidencën e presidentit polak në Varshavë

Bessent: Pa Evropën, SHBA-të nuk do të rrisin tarifat ndaj Kinës

Vlerësimi i Kellogg gjatë qëndrimit në Kiev: ‘Do t’ua qëllonim me shqelma’

“Ata janë mësuar të vrasin dhe të grabisin.” Kremlini ka frikë nga ata që kthehen nga fronti

TAGGED: #Paul Lowe
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shosholli: Organizimi bashkë me Serbinë veprim i pamatur nga Shqipëria

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Vrau gruan në Poloni arrestohet në Greqi
Presidenti i Gjeorgjisë anuloi dasmën e të afërmve të Lavrov për shkak të protestave
Gjermania i analizon “me shumë seriozitet” kërcënimet bërthamore të Putinit
Kurti: Në Paris mund të ketë takim trilateral me Vuçiqin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?