By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë
Lajme

PDK: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 7:15 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera, janë alarmante dhe kërkojnë adresim nga institucionet përkatëse.

Ai tha se këto ngjarje shqetësuese jo vetëm që minojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë në institucione dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Anëtarët e Kryesisë vlerësuan angazhimin e deputetëve të PDK-së, që me përkushtim janë përpjekur dhe kanë alarmuar me kohë opinionin publik në Kosovë për të gjitha skandalet e qeverisë aktuale duke iniciuar edhe komisione hetimore parlamentare, por të cilat në vazhdimësi janë penguar së funsionuari nga mazhoranca.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për censurën nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, i cili pas shumë skandaleve të brendshme nga menaxhmenti dhe Bordi, të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka ndaluar transmetimin e seancës parlamentare të iniciuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Po ashtu, anëtarët e Kryesisë theksuan se gjatë gjithë mandatit të qeverisë aktuale, veçanërisht në javën e kaluar, rritja e numrit të skandaleve ka ekspozuar një mentalitet të rrënjosur në korrupsion të thellë dhe shpërdorim të pushtetit nga zyrtarët shtetërorë, të gjitha në dëm të Kosovës dhe qytetarëve tanë.

Afera me ambalazhuesit e ujit zbuloi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës mbi 11 milionë euro.

Publikimi i mesazheve të Dejona Mihalit me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, konfirmoi dy skandale të mëdha të pushtetit aktual: konfirmuan se miku i kryeministrit Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike. Konfirmuan edhe përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali.

Skandali tjetër i komunikimit të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq, dëshmoi po ashtu, përfshirjen direkte të pushtetit  për t’i lënë veteranët e UÇK-së jashtë ligjit për pagën minimale dhe përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që asnjë nga këto afera të mos kalojë pa adresuar, pavarësisht ritmit të shpejtë me të cilin po shfaqen. PDK i bënë thirrje institucioneve përkatëse hetimore dhe gjyqësore që urgjentisht, profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme të trajtojnë këto raste, të cilat rikonfirmojnë qartë korrupsionin e përhapur qeveritar, keqpërdorimin e detyrave zyrtare dhe dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

PDK fton të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ta mbajnë përgjegjëse këtë qeveri të paaftë, të dëmshme dhe abuzive. Është koha për një qeveri të re – një qeveri të besueshme, profesionale dhe të dëshmuar në kapacitetin e saj për t’u shërbyer shtetit dhe qytetarëve.

Një qeveri në krye me Bedri Hamzën, e cila jo vetëm që do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve, por edhe do ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

TAGGED: #PDK, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

ATK gjobit me 163 gjoba klubet e natës

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
WSJ: Turqia i shiti Rusisë mallra ushtarake për të anashkaluar sanksionet e SHBA
Ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari
Abdixhiku: Barazia gjinore është sfidë e lehtë kur guximi i grave e ndriçon rrugën drejt progresit
Media suedeze publikon identitetin e sulmuesit në masakrën e Suedisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?