By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, përpjekje të organeve të rendit për të shmangur vrasjet masive dhe sulmet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, përpjekje të organeve të rendit për të shmangur vrasjet masive dhe sulmet
Rajon / Botë

ShBA, përpjekje të organeve të rendit për të shmangur vrasjet masive dhe sulmet

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 7:49 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Agjencia amerikane e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarëve të tjerë të lartë kërkon që organet e zbatimi i ligjit të bëjnë më shumë për të ndaluar kërcënimet e mundshme që të përshkallëzohen në dhunë. Ajo po përpiqet t’u tregojë organeve të rendit në mbarë vendin se si ta bëjnë këtë.

Qendra Kombëtare e Shërbimit Sekret për Vlerësimin e Kërcënimeve (NTAC) publikoi të mërkurën një udhëzues të ri, duke inkurajuar agjencitë e zbatimit të ligjit që të krijojnë njësi të posaçme për të trajtuar veprimtaritë kërcënuese në rastet kur paraqiten shqetësime të dukshme, madje edhe në rastet kur nuk është shkelur ligji.

Udhëzuesi kërkon në mënyrë specifike që agjencitë e rendit të krijojnë ato që NTAC i quan njësi vlerësimi të kërcënimit në bazë të veprimeve të cilat mund të shqyrtojnë rreziqet e mundshme dhe më pas të ofrojnë burimet për t’u siguruar që individët në fjalë të marrin ndihmën e duhur përpara se të përdorin dhunën.

“Hulumtimet tona të vazhdueshme gjetën se në shumë raste të dhunës masive ose formave të tjera të dhunës me objektiv të caktuar, sjellja e sulmuesit tërhoqi vëmendjen e pjesëtarëve të komunitetit, disa prej të cilëve kërkuan të raportonin shqetësimet e tyre tek zyrtarët e sigurisë publike”, tha për gazetarët para publikimit të udhëzuesit, Lina Lathari, drejtoreshë e NTAC.

“Fatkeqësisht, shumë komuniteteve u mungojnë sistemet e strukturuara për të regjistruar, vlerësuar dhe për t’ju përgjigjur këtyre raporteve në një mënyrë që do të pakësonte gjasat e një rezultati të dhunshëm ose tragjik”, tha ajo.

Thirrjet e NTAC-ut ndaj agjencive të zbatimit të ligjit për të gjetur mënyra për të qenë më pro aktivë nuk janë diçka e re.

Një raport i janarit të vitit 2023, që analizoi 173 sulme masive të kryera gjatë një periudhe pesëvjeçare, u bëri thirrje komuniteteve që ta bëjnë më të lehtë për dëshmitarët që të raportojnë shqetësimet dhe të mundësojnë ndërhyrjen e hershme nga specialistë për rastet e krizave si dhe shërbimet sociale.

Por publikimi i udhëzuesit të fundit vjen ndërsa zyrtarët e sigurisë kombëtare po përgatiten për dhunë të mundshme.

Vlerësimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare i kërcënimeve për vitin 2025, i publikuar muajin e kaluar, paralajmëron se: “Mundësia e kërcënimit nga terrorizmi në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të ardhshëm do të mbetet e lartë. Kërcënimi do të vazhdojë të karakterizohet nga sulmues të vetmuar, ose celulat e vogla të motivuara për dhunë nga një kombinim i problemeve racore, fetare, gjinore ose antiqeveritare, teorive të konspiracionit dhe faktorëve të tjerë”.

Në dy raste të veçanta, Shërbimi Sekret është përballur me individë që janë përpjekur ta vrasin ish-Presidentin Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Sekret është përballur me kritika të ashpra lidhur me dështimin për të parandaluar një nga sulmuesit që të qëllonte tetë herë dhe ta plagoste zotin Trump përpara se ta eliminonte atentatorin.

Hetuesit që po shqyrtojnë rastin në fjalë kanë thënë se atentatori 20-vjeçar, tashmë i vdekur, kishte shpenzuar muaj të tërë duke hulumtuar atentate dhe e kishte parë ish-presidentin si një “objektiv të mundshëm”.

Udhëzuesi i ri, i publikuar të mërkurën, synon t’u tregojë agjencive të rendit se si t’i dallojnë më shpejt shenjat paralajmëruese dhe të gjejnë mënyra për të ndërhyrë.

“Historikisht kemi parë se zbatimi i ligjit në Shtetet e Bashkuara ndonjëherë mund të ndihet i kufizuar në atë që mund të bëjë kur ka njoftime për kërcënime ose veprime të tjera shqetësuese, veçanërisht kur ajo sjellje nuk përbën aktivitet kriminal”, tha ndihmës shefi i NTAC-it, Steven Driscoll.

“Ky botim përbën udhëzuesin më gjithëpërfshirës ndonjëherë se si të përshtatet dhe të vihet në funksion modeli i Shërbimit Sekret për vlerësimin e kërcënimeve në bazë të sjelljes për përdorim nga agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit”, tha ai.

Disa agjenci shtetërore të zbatimit të ligjit tashmë e kanë miratuar modelin e Shërbimit Sekret.

Byroja Shtetërore e Hetimit në Karolinën e Veriut ngriti një njësi të vlerësimit të kërcënimit përmes analizimit të sjelljes pas një sulmi të armatosur në vitin 2018 që la 17 të vrarë në Parkland, Florida. Njësia bashkëpunon me agjenci të tjera shtetërore dhe sistemin universitar të shtetit për të parandaluar sulme të mundshme.

Shteti i Havait gjithashtu ka krijuar një ekip për të ndërhyrë në rastet e dhunës së mundshme. Po ashtu, kryeqyteti amerikan ka një program të ngjashëm.

“Metodologjia e vlerësimit të kërcënimit në bazë të sjelljes ka dëshmuar të jetë efektive në mbrojtjen e komuniteteve herë pas here”, tha zoti Driscoll. “Parandalimi ndodh me sukses çdo ditë, fatmirësisht, dhe për këto histori nuk flitet kurrë, ndërsa të gjithë shkojnë në shtëpitë e tyre të sigurt”.

Zoti Driscoll solli si shembull një studim të vitit 2021 nga NTAC që kishte marrë për bazë 67 incidente ku falë raportimit të studentëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve për shenja paralajmëruese u shmangën sulme nëpër shkolla si rezultat i ndërhyrjes së hershme përpara se të lëndohej ndokush.

Pavarësisht sukseseve të tilla, NTAC tha se nuk ka asnjë të dhënë se sa komunitete kanë njësi të vlerësimit të kërcënimeve në bazë të sjelljes.

Zyrtarët i shqetëson fakti se shumë agjenci shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit nuk kanë qasje në programe që u mundësojnë atyre ndërhyrjen pas identifikimit të një kërcënimi por që nuk përbën shkelje të ligjit. Megjithatë, disa fonde federale janë të disponueshme. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se që nga viti 2020 ka dhënë pothuajse 90 milionë dollarë në bazë të një programi për parandalimin e dhunës dhe terrorizmit. Drejtoresha e NTAC-ut, Lina Alathari, thotë se njësitë e specializuara mund të jenë efektive, edhe kur njerëzit dhe burimet janë të pakta.

“Njësitë e vlerësimit të sjelljes mund të ndryshojnë në madhësi”, tha ajo në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës. “Një agjenci me burime të kufizuara për të krijuar këtë lloj njësie mund të fillojë me një punonjës të vetëm për parandalimin e dhunës, i cili mban përgjegjësinë e mbledhjes së të dhënave, informacionit për të menaxhuar situatat që mund të paraqiten rreth mundësisë për dhunë”.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

TAGGED: #ShBA, #Sulme, #Vrasje masive
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Situatë jo e kënaqshme me leximin e librit

Kosova Times Kosova Times January 26, 2025
Lukashenko përfundoi papritur në spital, policia dhe ushtria bllokuan rrugët…
34 biznese përfitojnë grante të inovacionit
Policia në BE dyshon se sasi të mëdha parash po dalin jashtë Serbisë
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 nëntorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?