By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tusk: Migrimi përmes Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tusk: Migrimi përmes Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake
Rajon / Botë

Tusk: Migrimi përmes Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 1:52 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka mbrojtur planin e shtetit të tij kundër migrantëve në kufi me Bjellorusinë.

Në kufirin lindor të Polonisë, refugjatët nuk shfaqen në mënyrë spontane, ka thënë Tusk të mërkurën për të përditshmen Gazeta Wyborcza.

“Këto veprime janë të organizuara në mënyrë paraushtarake, dhe ne po vëzhgojmë nga afër se në Siri dhe Iran, grupet janë duke u organizuar, jo vetëm për kalime ilegale të kufirit, por edhe për një qasje që ne në NATO duhet ta klasifikojmë si të rrezikshme”, ka thënë Tusk.

Sipas tij, ekziston një sistem i tërë i rekrutimeve përmes përfaqësuesve rusë dhe bjellorusë në shumë shtete.

Kryeministri polak ka thënë se ekzistojnë dëshmi që në Siri ka kriminelë dhe njerëz me lidhje me organizatat terroriste që po lirohen nga burgjet dhe po sillen në kufirin polako-bjellorus, i cili përbën edhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Polonia synon të miratojë një ligj të ri për të pezulluar përkohësisht të drejtën për azil për migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin me Bjellorusinë. Projektligji pritet të jetë i gatshëm brenda javësh.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe aleatin e tij bjellorus, Alexander Lukashenka, për krijimin e krizës me migrantë në kufijtë e jashtëm të BE-së, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Perëndimit.

Pavarësisht ndërtimit të një muri me gjemba, mbi pesë metra të larta, dhe një sistemi elektronik të vëzhgimit, migrantët vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të kaluar kufirin.

Prej fillimit të vitit, rojet kufitare kanë vërejtur rreth 28.000 tentime të këtilla.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

TAGGED: #Bjellorusia, #Donald Tusk, #Migrimi
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e sekretarit të Sigurisë Kombëtare

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
Foda: Është një fitore shumë e nevojshme
Botuesi i The Sun i ka kërkuar zyrtarisht falje Princit Harry
Pothuajse 700 mijë që u larguan nga lufta dhe mobilizimi nuk u kthyen në Rusi
Horoskopi ditor për 30 shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?