By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB paralajmëron Izraelin kundër transferimit me forcë të civilëve nga veriu i Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB paralajmëron Izraelin kundër transferimit me forcë të civilëve nga veriu i Gazës
Rajon / Botë

OKB paralajmëron Izraelin kundër transferimit me forcë të civilëve nga veriu i Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 9:38 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, paralajmëroi Izraelin se çdo “transferim me forcë e në shkallë të gjerë” i civilëve nga veriu i Gazës, do të përbënte krim lufte nëse nuk bëhet për “arsye të domosdoshme ushtarake”.

“Urdhrat për evakuim që lëshohen nga Izraeli duket se janë të dizajnuara që ta shkëpusin krejtësisht Gazën veriore nga pjesa tjetër e territorit”, tha Turk gjatë një konference për media në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Përderisa bombardimet dhe sulmet e tjera po vazhdojnë, ka shqetësime serioze për një transferimin me forcë e në shkallë të gjerë të civilëve që nuk përmbush kërkesat sipas ligjit ndërkombëtar për evakuimin mbi arsye të domosdoshme ushtarake”, tha ai.

“Transferimi me forcë i një pjese të madhe të popullsisë së Gazës veriore do të përbënte krim lufte”.

Izraeli po vazhdon ofensivën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, që kur ky grup kreu sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Gjatë sulmit të Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Ndërkaq, si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 persona.

Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet e saj në dhjetë ditët e fundit në veri të Gazës, ku qindra mijëra persona janë bllokuar në mes të luftimeve. Në këtë pjesë, po ashtu është vështirësuar dërgimi i ndihmave humanitare.

“I bëj thirrje Izraelit që menjëherë të lehtësojë dërgimin e ndihmave humanitare, të cilat janë të nevojshme që të arrijnë në të gjitha pjesët e Gazës”, tha Turk.

Izraeli ka thënë se synon ta shkatërrojë Hamasin, i cili qeverisë me Gazën. Më 17 tetor, autoritetet izraelite konfirmuan se gjatë një operacioni ushtarak në Gazë kanë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ai është lideri i dytë i grupit që vritet nga Izraeli në më pak se tre muaj.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Gaza, #Izrael, #OKB
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

109-vjetori i Krahinës Autonome të Korçës

Kosova Times Kosova Times December 10, 2025
Lavrov, një vëllazëri e pathyeshme midis Rusisë dhe Koresë së Veriut
Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger
Pasojat e islamizimit të Dardanisë e të Arbërisë nga pushtuesi otoman
Lyoni rikthen Moreira-n në Chelsea, kërkon anësorin e Evertonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?