By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë
Uncategorized

Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 8:18 PM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit, sot në kryeqytetin e Francës, u mbajt, Forumi i parë Ekonomik i Kosovës në Paris, me përfaqësues të qeverisë, agjencive zhvillimore dhe kompanive franceze.

 

Bëhet e ditur se krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e bëri hapjen e këtij forumi, të pranishëm dhe pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe katër ministra të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të cilët patën nga një fjalë rasti, si dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

“Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti renditi arsyet, nënvizoi përparësitë dhe veçoi sektorët me më së shumti mundësi për investime të huaja. Ai paraqiti para të pranishmëve potencialin dhe ofertën e Kosovës për investitorë të huaj në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Digjital, Turizmit, Energjisë, Prodhimit të lehtë, dhe Agrikulturës. Pozita gjeografike e vendit, rinia e arsimuar, e talentuar, kreative, që flet më shumë se një gjuhë të huaj, politikat fiskale dhe sistemi tatimor i leverdishëm, progresi demokratik në vitet e fundit, sundimi i ligjit, stabiliteti institucional dhe investimet në infrastrukturë, si dhe planet për mbi 50 projekte të infrastrukturës në transport, mjedis dhe energji, janë elementet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investitorë të huaj, veçoi kryeministri Kurti, teksa u bëri ftesë të pranishmëve dhe kompanive franceze që të investojnë në Kosovë”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

“Kjo është më shumë se një ftesë për të investuar në Kosovë. Është ftesë për të qenë pjesë e transformimit tonë dhe ftesë për të rritur e thelluar miqësinë tonë. Së bashku, mund të ndërtojmë një ekonomi të fortë, një rajon më prosperues dhe një të ardhme për të cilën të gjithë mund të krenohemi”.

Në këtë forum, mori pjesë edhe ministri i Francës për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin kryeministri Kurti kishte zhvilluar një takim gjatë ditës. Ai në fjalën e tij u shpreh se prania e kryeministrit Kurti në Paris sot është sinjal i vullnetit të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Francës. Ministri Haddad tha se ka shumë ndërmarrje franceze që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë. Ai shtoi se Franca e mbështetë perspektivën ekonomike të Kosovës, bëhet e ditur në këtë njoftim.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë prezantimit të tij, foli për projektet infrastrukturore që lidhin Kosovën me rajonin, me fokus të veçantë në lidhjet dhe infrastrukturën hekurudhore që ndikon në rritjet e shkëmbimeve tregtare dhe ndërlidhjen e vendeve dhe në të njëjtën kohë i shërben agjendës sonë së gjelbër.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se “me norma të rritjes ekonomike më të larta në rajon, qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit e informalitetit, e vlera të përbashkëta me kombet e familjes evropiane, Kosova është gjithnjë më tërheqëse për investime nga shtetet evropiane, thuhet në njoftimin zyrës së Kryeministrit.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se “viteve të fundit Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e politikave dhe reformave ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ftesë për investime në agrikulturë dhe në sektorin e procesimit të ushqimit, bëri edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria dhe Kina me marrëveshje për heqjen e vizave

Kosova Times Kosova Times January 17, 2023
Ministrja finlandeze: S’është koha të bisedohet për ligjin për armët
Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës
Johnson sulmon ashpër dhe akuzon Macron në kujtimet e tij
Ushtria ruse raportohet të ketë sulmuar Wagnerin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?