By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendimi i Gjykatës së Romës, goditje ndaj planeve të Melonit, kryeministrja italiane: Nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendimi i Gjykatës së Romës, goditje ndaj planeve të Melonit, kryeministrja italiane: Nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta
Lajme

Vendimi i Gjykatës së Romës, goditje ndaj planeve të Melonit, kryeministrja italiane: Nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 9:22 PM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.

Seksioni i migracionit i Gjykatës së Romës e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të 10 shtetasve nga Bangladeshi dhe 6 të tjerëve nga Egjipti, dy vende të konsideruara jo të sigurta, nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë evropiane dy javë më parë.

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në kampin e Gjadrit në Shqipëri, do të mbaheshin vetëm migrantë nga vende të konsideruara të sigurta, sipas një liste prej 22 shtetesh, të hartuar nga ministria e jashtme italiane.

Por vendimi i Gjykatës Europiane, i detyrueshëm për zbatim në vendet anëtare, tkurr ndjeshëm numrin e vendeve që mund të konsiderohen të sigurta. Për pasojë, qeveria italiane mund të gjendet përballë faktit që kampi në Shqipëri të mbetet thuajse bosh, shkruan Zëri i Amerikës.

Migrantët e parë mbërritën në Shqipëri, dy ditë më parë, me një anijë ushtarake italiane, pasi ishin kapur në det.

Katër prej tyre u kthyen pas, dy për shkak të problemeve shëndetësore dhe dy të tjerë pasi u deklaruan të ishin të mitur.

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin e marrë sot nga Gjykata e Romës për dërgimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit , në Itali.

Meloni e ka quajtur vendimin e gjyqtarëve, me paragjykime, ndërsa ka deklaruar se mbledhja e së hënës do të mbahet për të zgjidhur këtë problem.

“ Thirra mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive, kështu që qeveria do të duhet ta sqarojë më mirë”, tha ajo./shekulli

 

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ekipi i Trump synon të arrijë paqen në Ukrainë përmes sanksioneve të reja kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times January 16, 2025
Ndalohet kontrabanda me materiale medicinale dhe dentare në Kamenicë
Prokurori i Shtetit dhe Këshilli i Evropës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale kundër pastrimit të parave
Finlanda premton miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por jo tanke
Mjeti kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek mundi konkurrencën amerikane në tregun e aksioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?