By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 72 orë në Shqipëri! Emigrantët nisen për në Itali, vendimi i gjykatës dhe debatet e forta që la pas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 72 orë në Shqipëri! Emigrantët nisen për në Itali, vendimi i gjykatës dhe debatet e forta që la pas
Lajme

72 orë në Shqipëri! Emigrantët nisen për në Itali, vendimi i gjykatës dhe debatet e forta që la pas

Kosova Times
Last updated: 2024/10/19 at 11:22 AM
Kosova Times Published October 19, 2024
Share
SHARE

Emigrantët e mbërritur vetëm tre ditë më parë në Gjadër janë larguar drejt Italisë.

Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit.

Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

Fillimisht, në Shqipëri mbërritën 16 emigrantë, por katër prej tyre u kthyen për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

Vendimi i Gjykatës së Romës

Ishte vendimi i Gjykatës së Romës që “vuri pikat mbi i”, duke argumentuar se ardhja e emigrantëve në Shqipëri nuk ishte konform legjislacionit të Komisionit Europian. Po ashtu, gjykata argumentoi se ata vinin nga vende jo të sigurta.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

Reagimet dhe polemikat

Së bashku me emigrantët, në kampet e krijuara për ta, mbërritën dhe përqafësues të opozitës italiane të cilët protestuan duke e konsideruar marrëveshjen si shkelje të të drejtave të njeriut.

Tre deputetë të opozitës italiane, pasi bënë një vizitë në brendësi të ambienteve, ata thanë se kjo është një ngjarje që nuk ndodhte prej Luftës së Dytë Botërore.

“Dërgimi në një vend jashtë Evropës është pikërisht mesazhi. Jemi një kontinent që bazohemi mbi të drejtat e njeriut. Këtë kamp do ta konsideroja një dështim për atë që nisi dhe kthimi menjëherë pas i 4 prej emigrantëve tregon se kjo nuk është zgjidhje. Po shohim se si po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive”, tha deputeti i opozitës italiane Roberto Magi.

“Ekstroterritorialiteti është diçka që u përket ambasadave dhe zonat e fluturimit dhe këtu jemi përballë një ambienti me një mur shumë të lartë prej hekuri afër një mali. Ne nuk e dimë se çfarë kriteresh përdoren për emigrantët e kapur dhe pamë se mbi këto kritere u gabua ditën e djeshme”, tha deputeti opozitar Roberto Valaschiani.

“Ne besojmë se bazuar në ligjin italian këta emigrantë do të kthehen në Itali pasi kjo do të thotë të zbatosh ligjin. Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale, kjo do të thotë se nuk ka një pikë trajtimi mjekësore, një pikë trajtimi me psikolog dhe këto munguan”, deklaroi deputetja Rachela Scarpa.

Reagimi i Melonit

Po ashtu, pas vendimit të gjykatës së Romës, kryeministrja e Italisë Georgia Meloni theksoi se është shumë e vështirë të punosh kur të bëjnë opozitë institucionet, ndërsa theksoi se nuk është në kompetencën e gjyqësorit, por në atë të qeverisë që të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo.

“Është e vështirë të punosh me opozitën e institucioneve. Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë për të dhënë përgjigje. Unë nuk mendoj se është përgjegjësi e gjyqësorit të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo. Është përgjegjësi e qeverisë, kështu që mendoj se qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, deklaroi Meloni.

Meloni do të thërrasë ditën e hënë qeverinë për të diskutuar mbi vendimarrjen./vizionplus.tv

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times October 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kërkohet ndërhyrja e shtetit për ndalimin e vrasjeve të grave

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Ky vend ka internetin më të shpejtë në Ballkan – ku renditet Kosova?
Konjufca: Rënia e policëve në krye të detyrës, shembull si mbrohet atdheu
“Rusia nuk ka miq, i blen me ryshfet”: Ekonomisti dhe politikani rus Vladislav Inozemtsev për regjimin e Putinit
Dogana e Kosovës: Nuk nisëm mbetje të rrezikshme në Kinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?