By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura
Rajon / Botë

Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 6:04 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump mbeten në një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të gazetës Washington Post dhe Fakultetit të Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason, të publikuar të hënën.

Ish-prokurorja demokrate Harris kryeson mes votuesve të mundshëm në Xhorxhia me rezultat 51% – 47%, ndërsa republikani Donald Trump ka një epërsi të vogël në Arizona, 49% – 46%. Rezultatet e dy anketave janë brenda kufirit plus ose minus 4.5 pikë për qind të gabimit. Në anketë morën pjesë 5016 votues të regjistruar nga 30 shtatori deri më 15 tetor.

Zonja Harris, e cila u bë kandidate e partisë demokrate pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, kishte gjithashtu një epërsi në Pensilvani, Miçigan dhe Viskonsin, tri shtete ku ajo do të bëjë fushatë të hënën me ish-ligjvënësen republikane Liz Cheney.

Sipas anketës, republikani Donald Trump kryeson në Karolinën e Veriut dhe ka mbështetje të barabartë me zonjën Harris në Nevada 48% me 48%. Ish-Presidenti Trump do të mbajë një tubim fushate në Karolinën e Veriut më vonë të hënën, pas inspektimit të dëmeve të shkaktuara nga uragani “Helene”.

Kjo është hera e tretë që 78 vjeçari Trump garon për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në zgjedhjet e vitit 2020, ai e humbi garën ndaj demokratit Joe Biden. Ai vazhdon të fajësojë pa fakte manipulimin e votave për humbjen e zgjedhjeve të fundit dhe përballet me akuza penale në nivel federal dhe shtetëror për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Ai përballet edhe me një numër çështjesh të tjera penale. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje të ligjit.

Nënpresidentja demokrate Harris, 60 vjeç, ish-prokurore e përgjithshme e shtetit të Kalifornisë dhe ish-senatore amerikane, po përpiqet të rindërtojë një koalicion të larmishëm me votues të rinj, gra dhe komunitetet pakicë, si edhe të marrë mbështetjen e disa republikanëve të zhgënjyer me qëndrimet e zotit Trump.

Sondazhi i publikuar të hënën nga gazeta Washington Post dhe Fakulteti i Politikave dhe Qeverisë në Universitetin George Mason u bën jehonë sondazheve të tjera të fundit të cilat tregojnë për një garë të ngushtë në shtatë shtetet e pavendosura, edhe pse zonja Harris ka një epërsi në anketat në nivel kombëtar.

Sipas anketës, 49% e votuesve të mundshëm e mbështesin zonjën Harris dhe 48% zotin Trump. Mes votuesve të regjistruar, sondazhi i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës Ipsos javën e kaluar zbuloi se zonja Harris kishte një epërsi të qëndrueshme, 45% me 42% ndaj zotit Trump.

Megjithatë, rezultatet në kolegjet zgjedhore të shteteve do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të nëntorit. Shtatë shtetet e pavendosura ka të ngjarë të jenë vendimtare, me sondazhet e votuesve të tyre të mundshëm që ofrojnë një tregues më të qartë të gjendjes aktuale të garës presidenciale.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raportohet se Trump do të emërojë Marco Rubion si sekretar shteti

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Publikohet Deklarata për të Zhdukurit
Blogeri dhe kolumnisti pro-rus i agjencisë Sputnik u arrestua në Armeni
Delegacioni rus i shokuar. Kreu i Kremlinit përjetoi poshtërim të madh nga aleatët e tij
Horoskopi ditor për datën 8 Prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?