By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë
Rajon / Botë

Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 11:44 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara “do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet” për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën.

Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO ose për të lejuar që forcat e Kievit të nisin sulme me raketa më në thellësi në Rusi.

Sekretari Austin tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës atë që i duhet “për të luftuar për mbijetesën dhe sigurinë e saj”, duke theksuar se është tejet e rëndësishme që aleatët perëndimorë të ndalin agresionin e Rusisë.

Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë më shumë se 58 miliardë dollarë ndihmë sigurie Ukrainës që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë në shkurt 2022 dhe se aleatët perëndimorë kanë kontribuuar me 51 miliardë dollarë të tjerë në armatime.

Por ai nuk e përmendi “planin e fitores” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në të cilin bëhet thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose që Kievi të lejohet të përdorë raketa me rreze më të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat ushtarake në thellësi të territorit rus.

Shtetet e Bashkuara druhen se goditja e objektivave më në thellësi në Rusi do të rriste rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ShBA-Rusi.

Sekretari se Austin tha se nuk ka ndonjë armë magjike apo një sistem të vetëm që do t’i jepte fund menjëherë sulmit të (presidentit rus Vladimir) Putin”.

Por ai shtoi: “Mos u gaboni. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Rusinë”.

“Ajo që ka rëndësi është mënyra se si lufton Ukraina”, i tha Sekretari Austin personelit diplomatik dhe ushtarak. “Ajo që ka rëndësi janë rezultatet e aftësive tuaja ushtarake. Dhe ajo që ka rëndësi është të përqëndroheni tek ato mënyra që japin rezultat”.

ShBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës në Kiev, në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.

Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Lloyd Austin, #Rusia, Ukraina
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sonte Kosova-Rumania

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Klitschko zbuloi ëndrrën e tij më të madhe: Sigurisht që do të doja të nokautoja Putinin
Rruga Brezovicë – Prevallë, vështirë e kalueshme
Videoja e rusëve që vrasin një grua ukrainase në karrocë është autentike
Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën” ndaj Navalnyt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?