By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor
Rajon / Botë

BAN: Qindra tonelata mbetjesh industriale pritet të kthehen në Durrës më 27 tetor

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 5:35 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Organizata joqeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ tha të hënën se rreth 2,100 tonelata mbetjesh industriale, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, pritet të kthehen në vendin e tyre të origjinës në Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende tranzit dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Pas paralajmërimit, thuhet në njoftim, qeveria e Tajlandës refuzoi importin dhe grupi BAN më pas mori garanci nga linjat e transportit, përfshirë kompaninë daneze Maersk dhe Kompaninë Mesdhetare të Transportit (MSC) se do të siguronin kthimin e sigurt të kontejnerëve në portin e Durrësit në Shqipëri.

“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të hapë kontejnerët publikisht dhe në prani të grupeve të pavarura si BAN-i dhe të ndajë mostrat që mund të analizohen paralelisht në laboratorë të ndryshëm”, tha drejtori ekzekutiv i grupit BAN, Jim Puckett. “Vetëm testimi i hapur dhe transparent i përmbajtjes do t’i sigurojë publikut besimin në rezultatet dhe natyrën e këtyre dërgesave të nisura për në Tajlandë dhe dëmin që ato mund të kenë shkaktuar si atëherë kur qëndronin në Durrës, ashtu edhe nëse do të kishin arritur në vendin e synuar në Tajlandë”.

Aktualisht, të gjithë kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij, dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet tranzit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

Gjatë rrugës, të dyja anijet u “zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t’i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor.

Sipas Konventës së Bazelit, traktatit të OKB-së që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, transporti i mbetjeve të rrezikshme pa miratimin e vendit eksportues (në këtë rast Shqipërisë), vendeve tranzit ose vendit të planifikuar importues (në këtë rast Tajlandës) praqet trafik të paligjshëm të mbetjeve. Në njoftimin e BAN-it thuhet se Shqipëria nuk është informuar asnjëherë për eksportin nga eksportuesi, shtetet tranzit nuk janë informuar dhe Tajlanda gjithashtu nuk ka marrë asnjë njoftim.

Grupi është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Durrës për të mbështetur qeverinë shqiptare në kontrollimin dhe trajtimin e kontejnerëve.

“Është e rëndësishme që kjo çështje të mos fshihet nën tapet”, tha zoti Puckett. “Ne jemi të shqetësuar për trajtimin jo të duhur të këtyre mbetjeve në portin e Durrësit, në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen. Si u depozituan mbetje të tilla pa mbrojtje në port dhe u gjendën në anijet për në Tajlandë dhe Kinë pa njoftimin e duhur?… Duhet menjëherë një hetim i plotë dhe një strategji për menaxhimin e mbetjeve të tilla”, tha ai.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare, por në muajin gusht, dy ministri thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

TAGGED: #BAN, #Porti i Durrësit, #Tonelata mbetjesh industriale
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave narkotike
Porti turistik grek i përmbytur me qindra mijëra peshq të ngordhur
Disa qytetar në Prishtinë u solidarizuan me palestinezët
Largoni të gjitha toksinat nga trupi brenda një ore: Ky frut pastron plotësisht zorrët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?