By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pajisjet dhe miopia: oftalmologët shpjegojnë pse lodhja dixhitale është e dëmshme për shikimin tuaj
June 8, 2025
Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane
June 8, 2025
Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…
June 8, 2025
Tri të mitura tentojnë të arratisen nga Strehimorja në Lipjan
June 8, 2025
Vdes atdhetari Rexhep Balidemaj
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE toleruse e përfaqësimit të Serbisë me “dy karrige” në dëm të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > BE toleruse e përfaqësimit të Serbisë me “dy karrige” në dëm të Kosovës
Opinion

BE toleruse e përfaqësimit të Serbisë me “dy karrige” në dëm të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 3:52 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Koment i redaksisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur i kënaqur nga biseda telefonike që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin. Edhe pse gjatë kësaj bisede është pritur të shtrohet pjesëmarrja e Vuçiq në samitin e BRICS, për të cilën kishte  marrë një ftesë nga presidenti rusë, ai deklaroi se nuk do të vendos sanksione ndaj Moskës.

Presidenti rusë për nga natyra  është i prerë në vendimet e tij. Por kjo çështje me nuk është diskutuar. Njëshi i Kremlinit më tepër është ndalë në çështjen e Ukrainës, ku “i dha një vlerësim të përparimit të operacionit special ushtarak”, siç e quajnë autoritetet ruse luftën në Ukrainë. Shumë kush do të pyetej pse u gjet çështja e Ukrainës në mes të diskutimit të raporteve bilaterale? Ky ishte një mesazh i Putinit adresuar Vuciqit për ndryshimin e rrethanave eventuale gjeopolitike për të cilat Beogradi është në pritje. Andaj nuk është i çuditshëm fakti që ajo vazhdon të prolongojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në tërësi. Moska por edhe Beogradi e dinë se në çfarë rrethana ndodhen tani.

Sikurse edhe më parë siç e kemi cekur, për Moskën, që është edhe një konkluzë e Këshillit për politik të jashtme ruse, një institucion jo qeveritar,  dy gjëra duhet të  jenë në pritje në agjendën e Beogradit, përfundimi i luftës në Ukrainë dhe zgjedhja e presidentit amerikan. Pavarësisht qëndrimeve të hekurta, Putini e di që për Serbinë është e vështirë të mbajë marrëdhënie të ngushta me të, duke marrë parasysh distancën gjeografike. Serbia nga ana tjetër mbetet mjaft e varur nga investimet perëndimore të cilat tejkalojnë ato ruse, qoftë si investime apo në formë ndihmash. Me këtë ata e arsyetojnë në Kremlin, votat antiruse në OKB.

Por këto vota, shpeshherë në perëndim kuptohen në mënyrë të gabuar si sinjal  i afrimit të Serbisë me Brukselin. Por që ato trajtohen me mirëkuptim në Moskë, siç ka deklaruar vazhdimisht Sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse Dmitry Peskov, si dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Serbia dënoi zyrtarisht pushtimin rus të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura kundër Rusisë. BE-ja ka treguar se, si një kandidate për anëtarësim në BE, Serbia duhet të ndjekë një linjë të përbashkët politike, por ende nuk ka vendosur ndonjë masë për të inkurajuar Beogradin që t’i bashkohet sanksioneve.

Për Moskën me rëndësi është që Serbia të mos i bashkohet sanksioneve anti-ruse. Megjithatë, disa deklarata dhe veprimet në vazhdën e politikës së jashtme të Brukselit janë mjaft të pritshme nga anët e Beogradit. Në rastin e Kosovës është për keqardhje presioni që i bëhet palës kosovare për zbatimin e parciale të marrëveshjes ndërkohë që një gjë e tillë nuk i kërkohet Serbisë. Kjo mënyrë mund të qojë në kërkesa e kërkesa tjera të Serbisë në dëm të vendit.

Se Serbia nuk e do integrimin evropian, e dëshmoi me vetë gënjeshtrën e tij, tash së fundmi jo vetëm me telefonatën e tij me Putinin, por edhe të dërguarin e tij për marrëdhënie me Moskën Aleksndër Vulin i cili do të jetë pjesëmarrës i samitit të BRICS. Në fund të gushtit, duke folur në Pragë, Vuçiç hodhi poshte pretendimet  se ai ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin dhe gjithashtu siguroi pjesëmarrësit se vendi i tij nuk është “kali i Trojës” i Moskës në Evropë. Në të njëjtën kohë, Vuçiq nuk e mohoi se Serbia tradicionalisht e trajton Rusinë shumë mirë. “Nuk e fshehim dhe nuk më vjen turp për këtë”, theksoi ai.

Ai vuri në dukje se BE-ja nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë, e cila, ndryshe nga shumica dërrmuese e vendeve të tjera që janë kandidate për anëtarësim në union, nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, por “e kupton” qëndrimin e Beogradit. Pavarësisht në dukje të një acarimi të Putinit gjatë bërjes publike të ftesës për samitin e BRICS adresuar Vuçiqit, ai i dërgoi një mesazh urimi me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi. Në të ai theksonte rëndësinë e ruajtjes së traditave të mira të miqësisë vëllazërore si bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë. Duhet kujtuar se presidenti serb Vuçiq donte të sinjalizonte diçka kur të shtunën e kaluar në ndeshjen e futbollit midis Serbisë dhe Zvicrës – pra ku nuk kishte nevojë formale – ai nxori nga xhepi dhe në mënyrë demonstrative shpalosi një shall me flamujt e bashkuar  të Serbisë dhe Rusisë.

Diku mes këtyre dy sinjaleve, të cilat Vuçiq, Peskov dhe Putin me siguri i kuptojnë më mirë se të gjithë të tjerët, përgjigja e pyetjes se pse dëshiron dhe nëse Presidenti i Serbisë duhet apo nuk mund ta pranojë ftesën e Presidentit të Rusisë në Samiti i BRICS qe do të mbahet në Kazan nga e marta e deri të enjten. Dikush edhe mund të mendojë se refuzimi i tij, mund të perceptohet edhe si tradhti. Por megjithatë ata shprehin në masë të konsiderueshme të mirëkuptimit apo të pamundësisë për të ofruar një alternativ më të mirë  Serbisë me të cilën do ta joshte për të qenë anëtar vëzhgues i kësaj organizate. Në këtë mirëkuptim jo rastësisht Vulin vazhdon me raundet e takimeve me zyrtarët më të lartë të sigurisë ruse, të cilat janë bërë kaq të shpeshta kohët e fundit, saqë pothuajse nuk janë më lajm.Këto takime sipas vëzhguesve serbë nuk synojnë as të arrijnë një efekt mediatik, por diçka shumë më konkrete. Në një intervistë për “Rossiyskaya Gazeta” ballkanologu Oleg Bondarenko mendon se  Serbia në samitin e BRICS do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i vendit  Vulin, i cili sot është “lokomotiva e bashkëpunimit të shumëllojshëm me Rusinë, i cili është bërë Ministër për zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Moskës.

Por një rast i tillë që u zbulua kaq publikisht, kjo mund të merret si kërcënim për ndalimin e rrugës evropiane të Serbisë.  Këtë gjë doemos e kuptojnë edhe në qarqet perëndimore, sidomos ShBA. Jo rastësisht Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien, ka theksuar për transmetuesin publik serb se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen. Teksa e ka quajtur të rëndësishme themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai ka sugjeruar që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin. Pashmangshëm kjo qon në nevojën e një modeli evropian për komunitetet e pakicës, marrë parasysh edhe rolin ndërmjetësues që ka BE. Por paraprakisht nëse vendet perëndimorë nuk kërkojnë nga Serbia harmonizimin e politikës së jashtme  evropiane si kusht për anëtarësim e saj, në BE, por edhe dialogut që vazhdon ta përdorë si mjet presioni, gjasat për ngritjen e tensioneve në rajon, do të jenë të paparashikueshme.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vritet kryebashkiakja më e re e Ekuadorit (27): Gjendet trupi i Brigitte Garcia në një makinë

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Vetëvendosje: Gratë dhe vajzat kanë një rol të pazëvendësueshëm
OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje
Horoskopi ditor për 26 nëntor
Baleti Kombëtar i Kosovës nis provat për premierën në New York
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?