By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rikthehet Neymar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Rikthehet Neymar
Sport

Rikthehet Neymar

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 11:56 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Ylli brazilian Neymar është rikthyer më në fund në fushë, pas një mungese njëvjeçare.

Ai është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes së Al Hilal kundër Al Ain, të hënën, në kuadër të Champions League të Azisë.

Neymar ka hyrë në lojë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, duke zëvendësuar Nasser Al Dawsari, pak pas momentit kur Al Hilal kishte kaluar në avantazh me rezultatin 5-3. Braziliani për pak ka shënuar në një nga aksionet e tij, me një krosim nga krahu i majtë. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e Al Hilal 5-4.

Ky ishte rikthimi i shumëpritur i Neymar, i cili nuk kishte luajtur që nga 17 tetori 2023, kur pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e majtë gjatë humbjes së Brazilit ndaj Uruguait në kualifikimet e Kupës së Botës. Ai i ishte nënshtruar një operacioni duke kaluar një periudhë të gjatë rikuperimi. Ndeshja e fundit e Neymar për Al Hilal ishte më 3 tetor të vitit të kaluar, kur kishte shënuar golin e tij të vetëm për klubin saudit në një fitore 3-0 ndaj Nassaji Mazandaran nga Irani.

Aktualisht, Neymar mund të luajë vetëm në Champions League të Azisë dhe Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite, pasi nuk është i regjistruar për Ligën Saudite. Kjo ndeshje pritet të jetë njëra nga të paktat para grumbullimit të tij të mundshëm me ekipin kombëtar të Brazilit për ndeshjet kualifikuese kundër Venezuelës dhe Uruguait në nëntor.

You Might Also Like

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

TAGGED: #Al Hilal, #Neymar Junior
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Karrotë dhe shkop nga Trump

Kosova Times Kosova Times August 27, 2025
Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore
Aksident në Lezhë, ambulanca përplaset me “Ford”-in, një person i plagosur
Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë
Samiti për Ukrainën bashkon në Dubrovnik liderët e Ballkanit dhe Zelenskyn
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?