By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos
January 21, 2026
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve
Rajon / Botë

Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 10:01 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar të martën se “aktorë të huaj” prej Rusisë, Kinës dhe Iranit, synojnë përhapjen e narrativave për t’i përçarë amerikanët para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët u kanë thënë gazetarëve se individë prej këtyre vendeve kanë marrë mësime nga proceset e kaluara zgjedhore në ShBA, dhe janë më të përgatitur për të nxitur trazira.

Sipas tyre, këta individë mund të konsiderojnë mundësinë e kërcënimeve fizike dhe dhunës, dhe ka mundësi që të kryejnë operacione dezinformimi, për të krijuar pasiguri dhe për të minuar procesin zgjedhor.

“Disa aktorë të huaj kanë kapacitet për të nxitur protesta dhe për të kryer aksione të dhunshme në periudhën pas zgjedhjeve. Irani dhe Rusia kanë gatishmëri që t’i shqyrtojnë këto taktika që mund të kontribuojnë në dhunë”, ka thënë një anëtar i Zyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ndonëse Rusia, Kina dhe Irani përbëjnë kërcënimin kryesor për aktivitete të tilla, nuk kanë parë ndonjë sinjal bashkëpunimi mes tyre.

Ata kanë përmendur se pavarësisht përpjekjeve të tilla, sistemi amerikan i votimit është i sigurt dhe se askush nuk do të mund të ndryshojë rezultatin.

Të tria shtetet kanë hedhur poshtë pretendimet se po synojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane.

Zyrtarët amerikanë kanë përmendur se individë prej këtyre tri shteteve po përdorin inteligjencën artificiale për të gjeruar përmbajtje në rrjetet sociale.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë që disa muaj se Rusia do të preferonte që ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, të fitonte zgjedhjet.

Zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se presin përforcim të protestave nga ana e Rusisë, nëse kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, do t’i fitojë zgjedhjet.

Aktualisht gara mes dy kandidatëve është shumë e ngushtë, dhe ata po bëjnë fushatë të vazhdueshme për t’i bindur votuesit që të rreshtohen në kampet e tyre.

You Might Also Like

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Gratë çeçene në vitin 2025: Tragjedi, dhunë dhe mungesë mbrojtjeje jashtë rajonit

Këshilli i Evropës krijoi një gjykatë për krimin e agresionit

TAGGED: #Inteligjenca amerikane, #Irani, #Kina, #Rusia, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Italia një mike dhe aleate e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Futbolli i Kosovës, një histori e fragmentarizuar…
Scholz i bën thirrje Kinës të mos i japë armë Rusisë
Osmani: Beteja e Koshares monument në historinë tonë të re
Beteja e Rijadit për një hapësirë publike të qasshme për të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?