By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Italia miraton ligj të ri për deportimin e emigrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Italia miraton ligj të ri për deportimin e emigrantëve
Rajon / Botë

Italia miraton ligj të ri për deportimin e emigrantëve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 5:25 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me Shqipërinë për emigrantët. Sipas dekretit të ri, që ka hyrë menjëherë në fuqi, qeveria italiane ka shkurtuar listën e vendeve që i konsideron të sigurta. Emigrantët që nuk do të fitojnë statusin e azilantit nuk do të deportohen drejt vendeve të pasigurta.

Numri i vendeve që Italia i konsideron të sigurta, është zvogëluar tashmë në 19, nga 22 që ishin më parë. Nga lista janë përjashtuar Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

Vendimi u mor pasi gjykata në Romë rrëzoi masën e ndalimit për 12 emigrantët e parë të dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Gjykata vendosi se vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipi, nuk ishin vende të sigurta për rikthimin e tyre. Pas vendimit të gjykatës, emigrantët u rikthyen në Itali, ku mund të riaplikojnë për azil.

Qeveria vendosi ta bëjë ndryshimin me një akt ligjor, në vend të një vendimi të qeverisë, duke e bërë kështu më të vështirë bllokimin e tij në gjykatë.

“Ligji është në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Hoqëm pra nga lista origjinale tre vende, të cilat gjatë vlerësimit rezultuan se në pjesë të territorit të tyre ka probleme që nuk na lejojnë t’i konsiderojmë plotësisht të sigurta”, tha ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.

Vendimi i gjykatës së Romës u motivua në veçanti nga një vendim i marrë rishtazi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi se një vend mund të konsiderohet i sigurt për rikthimin e emigrantëve, vetëm nëse i gjithë territori i atij vendi është i sigurt.

Bllokimi nga gjykatat italiane u bë pengesa e parë ligjore për marrëveshjen pesëvjeçare mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të rreth 3 mijë emigrantëve në muaj, që kapen në det nga roja bregdetare italiane.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbrojtur marrëveshjen e arritur me Shqipërinë, si një “model” të mënyrës së trajtimit të emigrantëve të paligjshëm dhe ndryshimi i ri ligjor përpiqet të ruajë këtë imazh.

“Mbërritëm në këtë pikë, pasi gjithçka e pati origjinën nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që është shumë kompleks dhe shumë i mirë-artikuluar dhe ndoshta nuk u kuptua dhe u lexua siç duhet”, tha ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e aktivistëve në Mesdhe e kanë kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri, si një precedent i rrezikshëm që shkel ligjet ndërkombëtare. Disa ekspertë ligjorë gjithashtu vënë në dukje se as ndryshimet më të fundit të qeverisë italiane nuk do të jenë në gjendje t’u ofrojnë zgjidhje për konfliktet e ardhshme ligjore, pasi vendimet e BE-së mbizotërojnë ndaj ligjeve të vendeve anëtare.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

TAGGED: #Deportimi i emigrantëve, #Italia, #Ligj
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komisioni Evropian propozon krijimin e një fondi mbrojtjeje prej 150 miliardë eurosh

Kosova Times Kosova Times March 4, 2025
Ankohen fermerët, migrimi po shkakton ngecje në zhvillimin ekonomik
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira kalimtare
Policia marokene kap 1.5 ton kokain3 ne banane me destinacion Turqi
Gjuhëtarët diskutojnë veçoritë tipologjike të sintaksës shqipe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?