By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive
January 18, 2026
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë
Lajme

USAID-i shënon 25-vjetorin e ekzistencës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 8:40 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Drejtoresha e degës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Mary Eileen Devitt, ka thënë të martën se prej vitit 1999, kjo agjenci amerikane ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Ajo i ka bërë këto deklarata në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të ekzistencës së USAID-it në Kosovë, duke përmendur se USAID-i ka ndihmuar në rindërtimin e shumë institucioneve dhe infrastrukturës së shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas saj, në 25 vjetët e fundit, Kosova është bërë vend modern, dhe i cili duhet të qëndrojë konsistent me vlerat e veta, në ndërtimin e një shoqërie demokratike multietnike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij është krenar për gjithçka që ka arritur Kosova në periudhën e pasluftës, edhe pse në vitin 1999 nuk kishte shumë optimizëm.

“Ne nuk kemi mundur, dhe nuk kemi dashur që populli i Kosovës të mbetet vetëm. USAID-i ishte një domosdoshmëri në atë kohë, për të ndihmuar popullin e Kosovës që të shërohet nga ngjarjet e luftës dhe të fillojë të shikojë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai e ka përmendur që krahas zhvillimit aktual, vendi ka nevojë për zhvillim të vazhdueshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nisur një video-mesazh, duke thënë se SHBA-ja ka investuar në ëndrrën e qytetarëve të Kosovës, në liri dhe përparim.

“Na u dha një dorë gjatë regjimit të [liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit, një dorë ndihme nga ShBA-ja, me mesazhin ‘nuk do të jeni vetëm’. Tullë mbi tullë, shkollë më shkollë, projekt pas projekti, ju na ndihmuat të ndërtonim një të ardhme më të mirë”, ka thënë ajo.

Edhe ajo e ka përmendur nevojën që Kosova të vazhdojë rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Nuk ia dalim dot vetëm, ne kemi nevojë për një mik dhe një partner, dhe ShBA-ja është ajo”.

Në 25 vjetët e fundit, programet e USAID-it janë fokusuar në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në gusht të këtij viti, presidentja Osmani e ka nënshkruar një grant me USAID-in, i cili ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Ai grant është pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synon ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

Ambasadori Hovenier ka theksuar më herët se mbështetja e Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më e fortë se kurrë, dhe se nuk do të ndalet përkundër disa mosmarrëveshjeve me Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Me mosmarrëveshje kryesisht u referohet hapave të ndërmarrë nga Qeveria që kanë ndikim në komunitetin serb në Kosovë, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele, që funksionojnë sipas sistemit serb, e tjera.

ShBA-ja ka paralajmëruar disa herë se lëvizjet e “pakoordinuara” të Qeverisë së Kurtit mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve.

You Might Also Like

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave

Testohet droni kosovar `Skifteri K1`

TAGGED: #25 vjet, #Kosova, #USAID
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takim me shefen e re të UNICEF për Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
Ukraina ka kryer sulmin më të madh në Moskë deri më tani (VIDEO)
Macroni u kërkon shkollave ta adresojnë çështjen e antisemitizmit
Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mund të bëhet me njohje të ndërsjellë
Konjufca pret në takim ministrin e Drejtësisë daneze, Peter Hummelgaard
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?