By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar
December 12, 2025
Gjashtë persona kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia
December 12, 2025
Merr veturën me qira dhe zhduket, policia arreston të dyshuarin
December 12, 2025
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Vushtrri
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili: Konfirmohet partneriteti i fortë mes BQK-së dhe Thesarit amerikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismaili: Konfirmohet partneriteti i fortë mes BQK-së dhe Thesarit amerikan
Lajme

Ismaili: Konfirmohet partneriteti i fortë mes BQK-së dhe Thesarit amerikan

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 3:57 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Në kuadër të qëndrimit për takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington DC, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Ahmet Ismaili, u prit në Departamentin e Thesarit të ShBA nga zëvendësndihmës- sekretari,  Luyen Tran. Takimi konfirmoi partneritetin e fortë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit Amerikan.

Sipas njoftimit, në fjalën e tij, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit të ShBA-së, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Për më tepër, Guvernatori Ismaili vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të ShBA-së në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për Kosovën, duke theksuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar funksionet dhe kapacitetet kyçe të BQK-së.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka qenë thelbësor për përparimin e misionit dhe kapacitetit tonë”, tha Guvernatori Ismaili. “Mbështetja juaj ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit financiar të Kosovës, duke siguruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare”, ka thënë Ismaili.

Guvernatori Ismaili theksoi se ky bashkëpunim ka qenë vendimtar në disa fusha, duke përfshirë përmirësimin e kornizës qeverisëse, rritjen e mbikëqyrjes rregullatore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e BQK-së për të ruajtur një partneritet të ngushtë me Thesarin e ShBA-së, ndërsa vazhdon të ndjekin iniciativa që do të sigurojnë rritje ekonomike dhe stabilitet financiar në Kosovë.

“Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të ShBA”, thuhet në njoftim.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të nxitur një sektor financiar të fortë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me një vizion në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

Ndalohen rreth 900 artikuj të padeklaruar në Vërmicë

Liberalizimi i tregut energjetik, OEK: ZRRE të zbatojë vendimin e Supremes

Murati thotë se është rritur numri i ndërmarrjeve të reja

TAGGED: #Ahmet Ismaili, #BQK, #Luyen Tran, #Thesari amerikan
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit

Kosova Times Kosova Times February 27, 2025
Miratohet lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për tu certifikuar si ekspert gjyqësor
Hasani: Një dekadë e Kosovës në KOK me shumë arritje
Mushkolaj: Serbia me shumë mund e ka penguar Asocacionin
Radoiçiq pranoi se ishte në Banjska të dielën: Kam kryer të gjitha përgatitjet logjistike (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?