By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
January 8, 2026
Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!
January 8, 2026
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
January 8, 2026
Trump e ftoi presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë
January 8, 2026
Arrestohen dy persona, dyshohen për të shtëna me armë gjatë një ahengu
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kim: Arsenali bërthamor i ShBA-së paraqet kërcënim për ne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kim: Arsenali bërthamor i ShBA-së paraqet kërcënim për ne
Rajon / Botë

Kim: Arsenali bërthamor i ShBA-së paraqet kërcënim për ne

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 11:17 AM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vizituar bazat raketore për të inspektuar gatishmërinë e tyre për ndërmarrjen e veprimeve për “parandalim strategjik”, teksa tha se aftësitë bërthamore të Shteteve të Bashkuara janë kërcënim në rritje për shtetin e tij, raportoi media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

Arsenali strategjik bërthamor i ShBA-së paraqet “një kërcënim gjithnjë e në rritje” për mjedisin e sigurisë të Koresë së Veriut dhe kjo gjë kërkon që Pheniani të mbajë një pozicion të rreptë kundërveprimi të forcave të saj bërthamore, citohet të ketë thënë Kim, sipas KCNA-së.

Koreja e Veriut është duke intensifikuar zhvillimin e raketave balistike dhe të arsenalit bërthamor, duke nxitur sanksione ndërkombëtare, dhe shteti po ashtu është duke krijuar raporte më të ngushta ushtarake me Rusinë.

Vizita e Kimit në bazat ushtarake vjen në kohën e rritjes së tensioneve të shtetit të tij me Korenë e Jugut dhe aleatëve të saj. Këtu përfshihen edhe pretendimet e Seulit se Koreja e Veriut ka dislokuar ushtarë në Rusi për të luftuar në Ukrainë, pretendim që është mohuar nga Pheniani.

Këshilltari për siguri kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, dhe kreu i byrosë të sigurisë kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, gjatë një takimi në Seul shprehën shqetësimin e tyre lidhur me bashkëpunimin ushtarak mes Phenianit dhe Moskës.

Dy zyrtarët u pajtuan për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar sa i përket kësaj çështjeje, njoftoi Zyra presidenciale në Korenë e Jugut.

Sipas KCNA-së, Kimi po ashtu bëri thirrje për modernizimin e forcave të armatosura dhe që në të ardhmen t’i jepet prioritet raketave strategjike, duke kërkuar “një parim të rëndësishëm të strategjisë për ndërtimin e mbrojtjes kombëtare”.

KCNA-ja nuk tregoi se cilat baza ushtarake i vizitoi lideri i Koresë së Veriut.

You Might Also Like

Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së

Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!

Trump e ftoi presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë

Trump nënshkroi tërheqjen e tij nga Komisioni i Venedikut dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal

Hoteli vendos gjoba prej 3,000 eurosh për klientët që shikojnë ndeshjen nga dritarja

TAGGED: #Arsenali bërthamor i ShBA-së, #Kim Jong Un
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e konfirmon vdekjen e gruas që ra nga një objekt në Lakrishtë

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
OKB: Numër alarmant i fëmijëve të vrarë në Sudan
Në selinë e LDK-së, Abdixhiku takon mërgimtarët
Metën e shiti Kryemadhi’! Spartak Ngjela zbulon të vërtetën?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?