Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka theksuar se Kosova është angazhuar për 10 vjet që Procesi i Berlinit të këtë sukses dhe që sipas tij, ky proces ka kulmuar suksesshëm.
Kreu i qeverisë, ka thënë se në Berlin kanë nënshkruar një mori marrëveshjes.
“Doli të jetë një proces i suksesshëm që ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me BE-në. Në Berlin nënshkruam deklaratën për tregun e përbashkët rajonal 2024-2028. Miratuam planin e veprimit që është shtyllë për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, që Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro. Miratuam edhe tri deklarata”, ka theksuar Kurti.
Kurti i ka njoftuar ministra edhe për vizitën e presidentes së KE-së Ursula von der Leyen, me të cilën ka thënë se të diskutojë për planin e zgjerimit të BE-së.
Fillon mbledhja e Qeverisë
Qeveria e Kosovës e ka filluar mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e ekzekutivit në rend të ditës janë nëntë pika.
Në mbledhje pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu pritet të bëhet shqyrtimit i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për Forumin Ekonomik të Vjenës.