By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meta del sot para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë, çfarë do të ndodhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Meta del sot para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë, çfarë do të ndodhë
Lajme

Meta del sot para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë, çfarë do të ndodhë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 8:19 AM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Këtë të mërkurë, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, do të dalin përpara Gjykatës së Posaçme.

Meta pritet të dalë në gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë, “arrest me burg”. Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata shprehet se seanca për verifikimin e kushteve do të nisë në orën 9:30.

Më pas, Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste.

Së pari, për marrëveshjen e CEZ me DIA, SPAK thotë se ka administruar prova se Meta në kohën që ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, ka përfituar para në formën e korrupsionit nga biznesmeni Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të kompanisë DIA.

Ky dyshim, provohet sipas prokurorisë edhe përmes disa përgjimeve të realizuara vite më parë, mes të cilave 1 në vitin 2009. SPAK, shprehet se Meta përmes një sms-je i kërkon biznesmenit, Ismailaj para.

Marrëdhënia e ngushtë mes tyre sipas organit të akuzës, provohet dhe nga udhëtimi i tyre drejt Çekisë, atje ku SPAK ka dyshimet se ka nisur marrëveshja mes CEZ dhe DIA.

Një tjetër çështje në dosjen hetimore, është dhe ajo e shpenzimeve mjekësore të ish-çiftit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në vlerën e rreth 106 mijë eurove, para këto që nuk janë deklaruar prej tyre.

Këto shpenzime janë zbuluar nga SPAK dhe janë pasqyruar në dosjen voluminoze. Gjithashtu, shpenzime të tjera të reflektuara në materialin hetimor, është dhe pagesa prej 400 mijë dollarësh e kryer nga LSI për lobim në SHBA, por që nuk është bërë përmes llogarive të LSI-së.

Mes episodeve që SPAK pretendon se ish-Presidenti ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, është ndërhyrja në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi për futjen në tregun e fibrave optike të një kompanie private, si dhe blerja e një duplexi në zonën e ish-Bllokut.

Këto akuza të ngritura nga SPAK, vetë ish-Presidenti, Ilir Meta, i ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar politike. Ndërkohë, qëndrimi i Metës në bllokun e sigurisë do të jetë deri ditën e sotme, kur do të paraqitet në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë. Më pas, Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Policia e Shtetit dha sqarime rreth pamjeve që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, ku duket se si ish-Presidenti Ilir Meta, nxirret me forcë nga makina e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, kryetari i Partisë së Lirisë, nuk pranoi të zbresë nga automjeti dhe “reagoi në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese, duke lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të policisë dhe drejtësisë”.

“Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik” e cilësoi arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin ky lajm e gjeti gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me gazetarët. Disa orë më vonë Berisha njoftoi edhe për një protestë të opozitës që do të mbahet më datën 29 tetor, në mbështetje të aleatit të tij politik.

Në një reagim publik, Monika Kryemadhi, e cila është në proces divorci me Metën, pretendon se SPAK-u ka shkelur sekretin hetimor duke dëshmuar “mungesë profesionalizmi”.

“Prokuroria ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time”, – shprehet Kryemadhi, teksa shton se “intimidimi i SPAK-ut do të marrë përgjigjen “e merituar” në çdo shkallë të gjyqësorit brenda e jashtë vendit”.

I lindur në vitin 1969, Meta u bë zëvendëskryeministër në vitin 1998, kryeministër në vitin 1999 dhe ministër i Jashtëm në vitin 2002, nën logon e Partisë Socialiste. Ai ishte President i Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës 2017 – 2022, ndërsa aktualisht mban postin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

You Might Also Like

Kujtohet heroi Fadil Vata, bashkëveprimtarët: I pathyer në sfidat e kohës

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje

Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

Kosova Times Kosova Times December 22, 2022
Ministri francez i Mbrojtjes bëri thirrje për diskutimin e vendosjes së “forcave jo-bërthamore” në Ukrainë për të kontrolluar Rusinë
Ish-strategu i fushatës së Bill Clinton reagon mbi situatën e Biden: Dyert për presidentin janë mbyllur
Presidentja Osmani falënderon ambasadorin bullgar për kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale
Clark: Jam krenar për gjithçka që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?