By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro
Rajon / Botë

Plani i rritjes ekonomike, Von der Leyen: Shqipëria merr 920 mln euro

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 5:07 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, von der Leyen tha se BE ka hapur tregun e përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një ndër to është edhe Shqipëria.

Ajo vuri në dukje se investimet e BE-së ndaj Shqipërisë vijnë, pasi vendi ka bërë reformat e duhura.

“E para ka të bëjë me planin tonë të rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor. E diskutuam javën e shkuar në samitin e Berlinit. Ne hapim derën për tregun e përbashkët të BE-së për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, për kompanitë në sektorë të caktuar por edhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po vënë në zbatim reforma të rëndësishme dhe këto reforma mbështeten nga ne me anë të investimeve shtesë evropiane.

Tashmë ka një vit që kur ka filluar puna dhe shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë gati axhendën e reformave. Shqipëria është një prej këtyre vendeve, e cila ka bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen theksoi më tej se investimet e BE-së vijnë nga realizimi i reformave, por edhe si pjesë e planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë arsye, sipas saj, Shqipëria në parafinancim do të përfitojë 64 milion euro, ndërsa gjithsej si investime do të marrë 920 milionë euro.

“Tani duhet të fillojmë me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë, kështu që edhe këtë vizion e kemi të qartë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Plani i rritjes do të sjellë edhe rezultate të tjera.

Për shembull jeni në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në para ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe falas. Një përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset”, tha von der Leyen.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

TAGGED: #Tiranë, #Ursula von der Leyen
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Alonso: Ndeshja ndaj Bayern nuk e vendos titullin

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Izraeli afër marrëveshjes “historike” me Libanin
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dorëzohen: Bërnabiq paralajmëron ndryshim të pozicionit
Hoti: Pasiguria politike dhe ekonomike po i largon investitorët e huaj dhe vendorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?