By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon shkyçja e konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave në KESCO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vazhdon shkyçja e konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave në KESCO
Lajme

Vazhdon shkyçja e konsumatorëve për mospërditësim të të dhënave në KESCO

Kosova Times
Last updated: 2024/10/23 at 4:00 PM
Kosova Times Published October 23, 2024
Share
SHARE

Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike, KESCO, ka njoftuar se edhe gjatë tetorit janë duke vazhduar aksionet për shkyçje për konsumatorët që nuk i kanë përditësuar të dhënat e tyre në KESCO, sipas afatit të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

“Të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me energji elektrike nga KESCO, e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë. Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës. Mjafton të vizitohet pika më e afërt dhe aty do t’u sqarohet i gjithë procesi”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Tutje thuhet se përpos konsumatorëve të amvisërisë, KESCO ka vazhduar edhe takimet me konsumatorët biznesorë për t’i informuar sa më shumë rreth këtij procesi, sepse ata që përfitojnë më së shumti nga kjo padyshim që janë vet konsumatorët.

“Në rradhë të parë rregullohet komunikimi konsumator – kompani, pastaj kemi një adresë të saktë për dorëzim të faturave, kemi numrin e saktë të telefonit për të ndarë informata rreth planifikimit nga rrjeti i shpërndarjes, askush nuk mund të ju lë borxhe sepse njehsori vendoset në emrin e atijasaj që e shfrytëzon energjinë elektrike, e shumë të tjera”, thuhet në njoftim.

Poashtu njoftohet se kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javësh që nga data e informimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, shkyçet nga rrjeti elektrik.

“Këtë e bëjmë në vazhdimësi, posa të kalon ky afat i përcaktuar nga legjislacioni, dhe do të vazhdojmë të bëjmë aksione të tilla edhe ditëve në vazhdim”, thuhet tutje.

“Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proaktive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative.Misioni i KESCO-s është të krijojë partneritet me konsumatorët, ku ofrimi i zgjidhjeve të besueshme energjetike për ta dhe mbajtja e të dhënave të sakta janë dy nga parakushtet thelbësore për t’u arritur këto tu fuqizuar sa më tepër ky partneritet”, njofton KESCO. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia alarmon për rritjen e fajdesë, shfaqet edhe përmes autosalloneve

Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

TAGGED: #KESCO, #Mospërditësim i të dhënave, #Vazhdon shkyçja e konsumatorëve
Kosova Times October 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pesë persona të plagosur nga sulmi me thikë në Turqi

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Rusët pushtuan një lagje në një qytet kyç të Ukrainës: “Portën” për në qytetet e mëdha minerare të Donbass
Izraeli bastis anije, Greta arrestohet. Flotilja: 24 anije ende lundrojnë drejt Gazës
GPS do të bllokohet në SPIEF para fjalimit të Putinit
Hapet gara për Festivalin e Këngës, mirëpriten këngët për edicionin e 3-të
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?