By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeeras në Gazë se janë militantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeeras në Gazë se janë militantë
Rajon / Botë

Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeeras në Gazë se janë militantë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 8:22 AM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftën në Gazë, se po ashtu janë apo kanë qenë luftëtarë të grupeve militante palestineze.

Al Jazeera ka hedhur poshtë këto akuza.

Izraeli citoi dokumente që supozohet se gjeti në Gazë, dhe informacione të tjera që ka mbledhur, teksa i bëri këto akuza ndaj gazetarëve, që të gjithë burra palestinezë. Ushtria tha se katër na ta janë apo kanë qenë të lidhur me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe dy me Xhihadin Islamik Palestinez.

Al Jazeera tha se akuzat ishin “të fabrikuara” dhe “pjesë e një sjelljeje më të gjerë armiqësore” ndaj rrjetit pan-arab. Kjo media tha se akuzat ishin “një përpjekje flagrante për të heshtur gazetarët e pakët që kanë mbetur në rajon, dhe në këtë mënyrë duke errësuar realitetin e ashpër të luftës nga audienca në mbarë botën”.

Autenticiteti i dokumenteve të publikuara online më 23 tetor nga Izraeli nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Al Jazeera ka selinë në Katar, ku shumë zyrtarë të Hamasit po ashtu gjenden. Katari, që e financon Al Jazeeran, po ashtu është lojtar kyç në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin.

Gazetarët Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan se kanë lidhje me Hamasin. Ndërkaq, Ashraf Saraj dhe Alaa Salameh u akuzuan për lidhje me Xhihadin Islamik.

Sipas dokumenteve që ka cituar Izraeli, këta gazetarë kishin pasur role të ndryshme: snajperist, ushtar të këmbësorisë, kapiten, koordinator për trajnime dhe roli e përhapjes së “propagandës”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po ashtu publikoi një deklaratë kritike ndaj Izraelit, në të cilën thuhej se Izraeli “vazhdimisht ka bërë këso pretendimesh të padëshmuara, duke mos ofruar prova të besueshme”.

Në korrik, gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ishin vrarë dy gazetarë të Al Jazeeras, përfshirë Ismail Al Ghoul, për të cilin Izraeli “kishte prodhuar dokumente të ngjashme, që përfshinin të dhëna kontradiktore dhe thoshin se Al Ghoul, i lindur më 1977, kishte marrë gradë ushtarake në Hamas më 2007 – kur ai do të kishte qenë dhjetë vjeç”, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Sipas rrjetit mediatik, katër gazetarë të Al Jazeeras janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gazë në 12 muajt e fundit. Disa nga gazetarët e vrarë më pas janë akuzuar nga Izraeli se kishin qenë ose pjesëtarë të Hamasit ose të Xhihadit Islamik, akuza që janë hedhur poshtë nga media në Katar.

Në maj, një gjykatë izraelit urdhëroi mbylljen e operacioneve dhe transmetimit të Al Jazeeras brenda Izraelit dhe policia bastisi një dhomë hoteli në Jerusalemin Lindor, prej ku rrjeti kishte transmetuar drejtpërdrejtë.

Katër muaj më pas, Izraeli bastisi zyrat e Al Jazeeras në Ramallah të Bregut të pushtuar Perëndimor dhe më pas mbylli byronë e kësaj media në këtë vend.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi dhe militantë të Xhihadit Islamik, sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Po ashtu, që nga tetori i vitit të kaluar të paktën 128 gazetarë janë vrarë në Gazë, në Bregun e pushtuar Perëndimor, Izrael dhe Liban.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Al Jazeera, #Izraeli
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hakerët rusë sulmuan zyrtarë të lartë të vendeve të BE-së

Kosova Times Kosova Times November 28, 2023
Hovenier e Ulutas, flasin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nis më 3 prill
Media iraniane: Moska dhe Teherani ranë dakord për furnizimin e avionëve luftarakë Su-35
Kur pritet të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, tregon ambasadori i Italisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?