By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli kryen sulme ajrore në Damask
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli kryen sulme ajrore në Damask
Rajon / Botë

Izraeli kryen sulme ajrore në Damask

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 9:05 AM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka kryer sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, dhe pranë një objekti të ushtrisë në afërsi të Homsit, tha Ministria siriane e Mbrojtjes, teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi rajonin e Lindjes së Mesme duke kërkuar që të ndalen luftimet.

Sulmet izraelite goditën lagjen Karf Sosa në qendër të Damaskut dhe një objekt të ushtrisë në Homs, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur shtatë të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

Ministria tha se sulmet kanë shkaktuar “dëme materiale”, por nuk ka dha më shumë detaje. Më herët gjatë 24 tetorit, media shtetërore siriane raportoi se janë dëgjuar shpërthime në Damask, pasi Izraeli goditi një ndërtesë banimi në Karf Sosa.

Izraeli zakonisht nuk komenton për raportime specifike të sulmeve në Siri.

Për vite të tëra, Izraeli kryen sulme ndaj caqeve të lidhura me Iranin në Siri, por ka intensifikuar sulmet që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, pas sulmit të paprecedent të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit.

Një ditë më herët, Izraeli sulmoi periferitë e Bejrutit dhe Hezbollahu – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – goditi caqet izraelite me raketa precize, duke përdorur për herë të parë raketa të këtij lloji kundër Izraelit.

Lufta në Gazë nisi, pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

You Might Also Like

Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb

Putin mendon se grate e veshura me kokoshnikë do të mposhtin Perëndimin

Asambleja Evropiane kërkon përgjegjësi nga Rusia për rrëmbimin e gazetarëve ukrainas

Skandali i ryshfetit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williams REL

‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit

TAGGED: #Damask, #Sulme izraelite
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Djathi më i rrezikshëm në botë: Është i ndaluar që nga vitet ’60, por njerëzit në këtë vend ende e hanë atë

Kosova Times Kosova Times February 19, 2025
Vuletiq: Largimi i institucioneve ilegale serbe është pjesë e marrëveshjes
Orbani takohet sot me Trumpin, të cilin e mbështet në zgjedhjet e nëntorit
Ky është një ilaç i famshëm shtëpiak për kollën dhe dhimbjen e fytit dhe përgatitet shumë lehtë
Shkup: Deputetët e Frontit Evropian protestojnë në Kuvend kundër Qeverisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?