By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënime nga Kina para tubimit botëror të ujgurëve në Sarajevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kërcënime nga Kina para tubimit botëror të ujgurëve në Sarajevë
Rajon / Botë

Kërcënime nga Kina para tubimit botëror të ujgurëve në Sarajevë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 4:15 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

Teksa Kongresi Botëror i Ujgurëve mblidhet në Bosnjë e Hercegovinë për takimin e tij që mbahet çdo tre vjet, udhëheqësit e organizatës po përballen me presione të reja dhe ngacmime, që synojnë mosmbajtjen e kësaj ngjarjeje.

“Që kur kemi njoftuar në qershor që Asambleja jonë e Përgjithshme do të mbahej në Sarajevë, ne jemi përballur me shumë kërcënime, përfshirë edhe fushata të shpifjeve kundër anëtarëve tanë dhe kandidatëve që garojnë për poste të larta”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zumretay Arkin, drejtoreshë e evokimit global në Kongresin Botërorë të Ujgurëve.

Zumretay Arkin

Para Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Botëror të Ujgurëve që mbahet nga 24 deri më 27 tetor – organizatë ndërkombëtare e grupeve të diasporës nga më shumë se 25 shtete nga Azia Qendrore, Lindja e Mesme, Evropa dhe Amerika e Veriut – Arkin tha se organizata është përballur me sulme kibernetike, kërcënime fizike ndaj anëtarëve dhe familjarëve të tyre dhe madje edhe me përpjekje për të parandaluar mbajtjen e tubimit në Sarajevë.

Arkin tha se emaili i një pjesëtari të stafit të Kongresit Botëror të Ujgurëve u hakua më 21 tetor dhe hakerët e paidentifikuar dërguan njoftim te të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar – përfshirë ligjvënës të huaj dhe delegatë që garojnë për t’u zgjedhur në udhëheqjen e organizatës – duke gënjyer se ngjarja ishte shtyrë. Kongresi Botëror i Ujgurëve publikoi kopje të këtyre emaileve në llogaritë në rrjetet sociale, duke i njoftuar pjesëmarrësit se informacioni në këto emaile ishte i rremë.

URGENT

The WUC's email has been hacked & the hacker has been sending a postponement notice of our 8th General Assembly, in Sarajevo.

All our guests have received an email from our colleague Erkin Zunun or from @Dolkun_Isa.

Please beware, our GA is taking place as scheduled. pic.twitter.com/r1kJiqzEog

— World Uyghur Congress (@UyghurCongress) October 21, 2024

“Ata madje përdorën nënshkrimin e ish-presidentit tonë për të falsifikuar dokumentin”, tha Arkin. “Po ashtu, ne kemi pranuar emaile masive spam nga bot-et apo nga llogaritë kineze”.

Kongresi Botëror i Ujgurëve, me seli në Gjermani, përbëhet kryesisht nga ujgurë që jetojnë në mërgim, dhe avokon për të drejtat e atyre që janë në Kinë.

Grupi dhe organizata të tjera që avokojnë për ujgurët dhe minoritetet myslimane në Kinë, sikurse kazakët dhe kirgizët etnikë, për një kohë të gjatë përballen me kërcënime dhe ngacmime, teksa ata mundohen të rrisin vetëdijen lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin veriperëndimor kinez të Ksinjiangut.

Disa grupe për të drejtat e njeriut dhe parlamentet perëndimore e akuzojnë Kinën për gjenocid në këtë rajon, ndërkaq Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut tha se një hulumtim i vitit 2022 gjeti dëshmi për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” në Ksinjiang.

Autoritetet kineze po ashtu janë akuzuar për imponimin e punës së detyrueshme, internimeve masive, kontrollin e detyruar të natalitetit, fshirjen e identitetit kulturor dhe fetar të ujgurëve dhe ndarjen e fëmijëve nga prindërit e burgosur.

Pekini ka mohuar këto gjetje.

Arkin tha se Ambasada kineze në Sarajevë po ashtu ka ushtuar presion mbi këtë tubim, duke pretenduar se zyrtarët e ambasadës u thanë organizatorëve që “ta anulojnë ngjarjen dhe madje kërcënuan se do të inskenonin një aksident trafiku”. Ajo shtoi se ata po ashtu u thanë se do të zbatonin ligjin e Bosnjës për të arrestuar disa anëtarë të Kongresit Botëror të Ujgurëve, përfshirë edhe ish-presidentin Dolkun Isa, shtetas gjerman.

Ambasada kineze në Sarajevë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Bosnjë e Hercegovina ka marrëveshje për ekstradim me Kinën, paktë që Arkin tha se është shqetësues për disa anëtarë të Kongresit Botëror të Ujgurëve. Por, ajo shtoi se askush nuk është përballur me presion nga autoritetet lokale, që kur kanë shkuar në Sarajevë.

Nuk janë të paprecedenta përpjekjet e zyrtarëve kinezë për të penguar tubimet e Kongresit Botëror të Ujgurëve.

Para mbajtjes të Asamblesë paraprake të Përgjithshme në Pragë më 2021, hoteli Marriott në kryeqytetin çek refuzoi që të ishte mikpritës i konferencës, duke thënë se ka “neutralitet politik”, sipas emaileve që i ka siguruar media amerikane, Axios.

Para mbajtjes së tubimit në Sarajevë, Arkin tha se organizata e zgjodhi kryeqytetin e Bosnjës për shkak të përvojave të vet këtij shteti me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe gjenocidit për shkak të luftërave që pasuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90.

“Bosnja e ka përjetuar gjenocidin. Përderisa nuk mund të them se ngjarjet janë të njëjta, ka paralele në historinë e mizorive, krimeve, përpjekjeve për dokumentim, drejtësisë tranzicionale, drejtësisë ndërkombëtare dhe masave për llogaridhënie”, shtoi ajo.

“Ne mund ta përdorim këtë si model për të kuptuar gjenocidin ujgur”.

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

TAGGED: #Kina, #Ujgurët
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës mbahet më 19 nëntor

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Numri i të vdekurve në Crocus City Hall u rrit në 115
25 vjet burg për Izet Godenin, 70 vjeçarin që vrau gruan e tij më sëpatë
Konjufca: Transparenca dhe llogaridhënia parakushte për funksionimin e demokracisë
Hamasi thotë se liroi dy pengje amerikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?