By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reçel gështenje me vanilje dhe rum
January 19, 2026
Mish viçi në një salcë perfekte
January 19, 2026
Hilton del jashte kornizave të hoteleve – Apartment Collection po ndryshon rregullat e akomodimit global nga viti 2026
January 19, 2026
Serbia përfiton nga sanksionet ndaj naftës, ndërsa rusët kërkojnë të shesin aksionet e rafinerisë
January 19, 2026
SHBA-të përgatitin ‘Opsionin e Porto Rikos’ dhe Qiranë Shekullore për Grenlandën
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit po u shkurton jetën banorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit po u shkurton jetën banorëve
Lajme

Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit po u shkurton jetën banorëve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/24 at 9:41 PM
Kosova Times Published October 24, 2024
Share
SHARE

“Ndotja e mjedisit është kthyer në një ndër faktorët kryesorë për shkurtimin e jetës së banorëve të Obiliqit. Është i madh numri i personave që u drejtohen klinikave për probleme të shumta, të shkaktuara nga tymrat apo gazrat që lëshohen çdo ditë në atmosferë”. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Obiliqit, e cila thekson se ndotja e ajrit është jashtë të gjitha përmasave normale.

Komuna e Obiliqit në një postim në Facebook ka ngritur alarmin se nga ndotja e lartë e mjedisit janë rritur rastet e sëmundjeve.

“Një nga sëmundjet kryesore që sjell ndotja është tumori i mushkërive, i cili në shumicën e rasteve është vdekjeprurës. Raportimet ditore gjatë vitit 2023 tregojnë se sëmundjet e traktit respirator kanë arritur në 17,912 raste, ndërsa sëmundjet e qarkullimit të gjakut në 7,355 raste. Në Komunën e Obiliqit, mesatarisht çdo vit kemi 50 raste të reja me sëmundje kancerogjene (dg carcinoma). Ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024 janë realizuar 876 vizita shtëpiake te personat me sëmundje malinje (kancerogjene)”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë gjendje, Komuna e Obiliqit e ka akuzuar Korporatën Energjetike të Kosovës për të cilën ka thënë se nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Këto dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë nga projektet e dedikuara për komunitetin (qytetarët) në territorin e Obiliqit. Projektet, të cilat janë të hartuara dhe të gatshme për t’u implementuar, Komuna e Obiliqit gjatë këtyre tri viteve të fundit vazhdimisht ka dërguar projekte të cilat do të kishin impakt direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por KEK-u nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto projekte.

Që nga data 20.08.2024 deri më datën 15.09.2024, filtrat brenda Kosovës B kanë qenë jashtë funksionit dhe gjendja në Termocentralin “Kosova B” ka pasur tejkalime enorme, për çka ka pasur raportime në media e rrjetet sociale. Nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve, ajri në Obiliq ka arritur nivele shumë të larta të ndotjes. Po ashtu, pranë këtij termocentrali ishte krijuar zhurmë e cila është e padurueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes. Gjatë tërë kësaj periudhe kemi reaguar dhe kemi kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës të ofrojë të dhëna (raportojë) për gjendjen. Kemi kërkuar një raport të detajuar për TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe sot kemi pasur një situatë të ngjashme në qytetin e Obiliqit, ku ndotja e ajrit ka qenë jashtë të gjitha përmasave normale”, thuhet mes tjerash në këtë reagim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët dhe rënie e temperaturave

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

TAGGED: #Ndotja e ajrit, #Obiliq
Kosova Times October 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një vajzë 12-vjeçare mes të vdekurve, spitali është goditur nga Rusia

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Kurti “çuditet” me raportin e DASh-it për të drejtat e njeriut në Kosovë
Përkujtohet dëshmori Fatmir Fazlija me turneun për veteranë të pingpongut
Iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK-së, Adem Zukaj
Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?