By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë
May 16, 2025
Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën
May 16, 2025
Rizvanolli për ligjin për energji elektrike: U miratua në kohën e Mustafës
May 16, 2025
Ushtarët turq patrullojnë nëpër komunat e Kosovës
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Rajon / Botë

Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 11:32 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kërkonte ngritje akuzash këtë vit për krime lufte ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për operacionet në Gazë, ai ishte i përfshirë në një krizë personale shumë të ndryshme që po zhvillohej pas kuintave.

Prokurori Karim Khan u përball me akuza se ai u përpoq për mbi një vit ta detyronte një ndihmëse femër të kishte marrëdhënie seksuale me të dhe se e ka prekur atë në mënyrë të papërshtatshme, kundër vullnetit të saj. Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se “nuk kishte asgjë të vërtetë në sugjerimet për sjellje të pahijshme”. Zyrtarët e gjykatës kanë thënë se ato mund të jenë bërë në kuadrin e një fushate denigrimi nga shërbimi izraelit i zbulimit.

 

Dy kolegë, me të cilët akuzuesja kishte marrëdhënie të afërta në selinë e gjykatës në Hagë, raportuan për sjelljen e pahijshme në fillim të majit tek enti i pavarur që mbikëqyr gjykatën, që tha se e intervistoi gruan dhe se i dha fund hetimit pesë ditë pasi ajo vendosi të mos paraqiste një ankesë zyrtare. Vetë prokurori Khan nuk u mor ndonjëherë në pyetje.

Por çështja mund të mos ketë përfunduar me kaq.

Megjithëse gruaja nuk pranoi të komentonte për agjencinë e lajmeve Associated Press, persona të afërt me të thonë se ngurrimi i saj fillestar ishte nxitur nga mosbesimi ndaj entit të mbikëqyrjes së brendshme dhe ajo u ka kërkuar shteteve anëtare që mbikëqyrin Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) të fillojnë një hetim të jashtëm. Një zyrtar i ICC-së në dijeni të çështjes, i cili foli me agjencinë e lajmeve AP në kushte anonimiteti, konfirmoi se kërkesa mbetet në shqyrtim.

Këto përpjekje u përshëndetën nga persona të afërt me gruan, e cila ende punon në gjykatë.

“Ai nuk është se u përpoq vetëm një herë, apo se i hodhi një krah në shpatulla që mund të jetë subjekt keqinterpretimi”, tha një nga personat për agjencinë e lajmeve AP, duke folur në kushte anonimiteti për të mbrojtur identitetin e gruas. “Ishte një model sjelljeje i përsëritur, që u shfaq për një periudhë të gjatë kohore”.

Megjithëse mbikëqyrësi i gjykatës nuk mundi të përcaktojë se pati shkelje, i kërkoi sidoqoftë prokurorit Khan nëpërmjet një shkrese që të minimizonte kontaktet me gruan për të mbrojtur të drejtat e të gjithë personave të përfshirë dhe për të mbrojtur integritetin e gjykatës.

Brenda disa ditësh nga mbyllja e çështjes së brendshme hetimore, puna e gjykatës vazhdoi. Prokurori Khan më 20 maj kërkoi lëshimin e urdhrave të arrestit për Kryeministrin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe tre udhëheqësve të Hamasit me akuza për krime lufte. Kërkesa e prokurorit po shqyrtohet tashmë nga një panel prej tre gjyqtarësh.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha se nuk ishte informuar paraprakisht, dhe presidenti e quajti “revoltues” veprimin e prokurorisë për të nënkuptuar një ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë shpalljes së akuzave, prokurori Khan la të kuptohet se forca të jashtme po bënin një fushatë për të prishur hetimin.

“Këmbëngul që të gjitha përpjekjet për të penguar, frikësuar ose influencuar në mënyrë të pahijshme zyrtarët e kësaj gjykate duhet të ndalen menjëherë”, tha prokurori Khan, duke shtuar se ai nuk do të hezitonte të përdorte autoritetin e tij për të hetuar këdo që dyshohet se pengon drejtësinë.

You Might Also Like

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi REL

Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes

TAGGED: #Abuzim seksual, #Akuzë, #Karim Khan
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shfaqen pamjet: Forcat speciale ukrainase nga njësia AZOV sulmojnë pushtuesit rusë në rajonin Kherson…

Kosova Times Kosova Times May 5, 2023
Kurti mirëpriti një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri të Kosovës
Kaos i plote ne qendrat e propagandes: Grindjet përshkallëzohen në televizionin rus
Turma të mëdha mblidhen në Teheran për ceremoninë e varrimit të Raisit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?