By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
Rajon / Botë

Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 12:58 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të punojë me “urgjencë” për zgjidhje diplomatike, me qëllim që t’i jepet fund ofensivës së Izraelit në Liban, por tha se fillimisht është thelbësore që të ketë mirëkuptim për çarmatosjen e Hezbollahut.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vetëm krahun politik të grupit në listën e zezë. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Gjatë takimit me kryeministrin libanez, Najiv Mikati, në Londër, Blinkeni po ashtu u zotua për mbrojtjen e civilëve, por nuk kërkoi një armëpushim të menjëhershëm nga Izraeli, i cili varet nga mbështetja diplomatike dhe ushtarake e ShBA-së.

“Ne kemi një ndjenjë të urgjencës për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të ketë një siguri të vërtetë përgjatë kufirit mes Izraeli dhe Libanit”, tha Blinken për gazetarët, duke shtuar se është i angazhuar “në mënyrë intensive”.

Rezoluta 1710, e miratuar më 2006, pas një lufte mes Izraelit dhe Hamasit, bën thirrje për çarmatosjen e grupeve joshtetërore në Liban, që është një aluzion për Hezbollahun, që financohet nga Irani, grup që ka ushtrinë e tij. Rezoluta po ashtu kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga shteti.

Blinkeni tha se është thelbësore që të ketë “mirëkuptimin e nevojshëm për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701”.

“Sa më shpejt që të bëhet kjo, aq më shpejt do të arrijmë te një zgjidhje”, tha Blinken.

Ai bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe ushtarëve libanezë, pasi të paktën 11 nga ta janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban muajin e kaluar.

SHBA-ja ka bërë thirrje për forcimin e Forcave të Armatosura të Libanit dhe Qeverisë së brishtë qendrore në Bejrut, në mënyrë që të mund të ketë ndryshim të sigurisë dhe Hezbollahu të lihet në hije.

Kryeministri libanez Mikati tha se vetëm shteti dhe ushtria libaneze duhet të ketë armë.

Ndërkaq, në një takim të ndarë me Blinkenin, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, i tha kryediplomatit amerikan se Qeveria libaneze e ka bërë të qartë se do ta respektojë Rezolutën 1701.

“Agresioni në Liban duhet të ndalet menjëherë. Asgjë nuk mund të justifikohet me vazhdimin e tij”, tha Safadi.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr në kufi që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2024, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

You Might Also Like

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës

Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi

Pluhuri i Saharasë mbuloi Athinën

TAGGED: #Antony Blinken, #Liban, #Zgjidhje diplomatike
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drejtori i FBI-së, Wray thotë se do të japë dorëheqje para kthimit të Trumpit

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Mbi 100 mijë euro paga për 10 deputetët serbë
Sunak jep dorëheqje, Britania me zgjedhje të jashtëzakonshme në verë
Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin
Prokurori i Shtetit: Procesi i votimit në katër komunat kalon pa asnjë rast
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?