policia ka raportuar se në katër prej këtyre rasteve gratë kanë qenë viktimë e burrave, në një rast një grua ka ka ofenduar dhe kanosur një burrë, kurse në një tjetër një burrë ka kërcënuar një tjetër.

Në një rast që është raportuar se ka ndodhur në Graçanicë, gruaja është ankuar se është sulmuar fizikisht nga burri. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht ankuesja femër kosovare nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në Fushë-Kosovës është raportuar se një grua ka ofenduar dhe kanosur një burrë. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare e kishte ofenduar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, theksohet në raport.

Ndërkohë në Prishtinë është raportuar për një rast ku një burrë ka sulmuar fizikisht burrin. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se në Pejë është raportuar se një burrë ka kërcënuar një tjetër. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë që në Gjakovë, sipas policisë, është raportuar se një grua ka pranuar mesazhe kërcënuese nga një burrë. “Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.