By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: Takimi në Bruksel, me epilog zero
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoti: Takimi në Bruksel, me epilog zero
Lajme

Hoti: Takimi në Bruksel, me epilog zero

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 10:46 AM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Ish-kryeministri, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se takimi i djeshëm në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësimin e BE-së, është me epilog zero.

“Mungesa e rezultatit të takimit nuk është për shkak të kushtëzimit të Kosovës për njohje reciproke, si mundësia e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Qeveria LVV-Guxo, qysh në fillim, ka hequr dorë nga ky kushtëzim duke e braktisur dialogun për njohje të nisur në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

Sipas tij, mungesa e rezultatit të këtij takimi lidhet me kundërshtimin e Kosovës për kohën e themelimit të asociacionit, të cilin Qeveria LVV-Guxo, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit dhe draftin e statutit të asociacionit, e avancoi dhe e nxori jashtë rendit kushtetues të Kosovës.

“Këta e dinë mirë se Marrëveshja e Bukselit/Ohrit dhe drafti i statutit të asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo edhe është arsyeja përse nuk e procedojnë atë draft për opinion në Gjykatën Kushtetuese, duke ia bartur problemin qeverisë së ardhshme. Tani kjo Marrëveshje është bërë pjesë e kushteve në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, duke krijuar kështu problem edhe më të madh për vendin, duke qenë se me të është vendosur një status-quo e re për Kosovën, duke stopuar njohjet e reja dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare. Që nga shpallja e pavarësisë, secila qeveria ka bërë hapa drejt forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kanë qenë njohjet e shumta nga vendet perëndimore të vitit të parë pas shpalljes së pavarësisë që kanë dhënë mesazhin e qartë anembanë botës për përhershmërinë e shtetit të Kosovës, të cilat njohje kanë mundësuar anëtarësimin në: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane për Investime, Federatat e ndryshme sportive e shumë mekanizma të tjerë”, tha ai.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Avdullah Hoti, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministrja suedeze ra në skenë gjatë deklaratave të saj për mediat, kolegët dhe gazetarët e saj i erdhën në ndihmë

Kosova Times Kosova Times September 9, 2025
Sot shfaqet dokumentari kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Sejdi Shala
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale dëgjon sot dëshmitarët
Ushtria ruse sulmoi Ukrainën me dhjetëra dronë. Në rajonin e Odessa, infrastruktura portuale u dëmtua, shtatë persona u plagosën
Një gazetar libanez përjetoi një bombardim izraelit drejtpërdrejt në TV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?