By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive
February 2, 2026
Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill
February 2, 2026
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 2, 2026
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin
Lajme

Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 10:54 PM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë këtë mbrëmje në Akademinë Përkujtimore që u mbajt në nderim të mjeshtrit të skulpturës, Luan Mulliqi, në atelienë e tij në Matiqan.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se sonte përkujtojmë së bashku një artist me talent të rrallë, një akademik fort të nderuar dhe njëkohësisht një njeri me shpirt të madh, Luan Mulliqin. Kjo mbrëmje, shtoi ai, është një homazh për jetën dhe veprën e tij, një jetë që ka lënë trashëgimi të çmuara të artit dhe kulturës sonë.

“Luan Mulliqi u dallua për veprat e tij që gjenden në galeri dhe muze të njohur ndërkombëtar, por edhe për lidhjet e tij me njerëz të shquar, si shembull që Mulliqi na e mësoi për fuqinë e artit, si urë lidhëse mes njerëzve, popujve, kulturave. E prania e tij ka mbetur e përhershme në hapësirat e përbashkëta publike nëpërmjet shtatoreve e busteve që janë të vendosura gjithandej kryeqytetit, qyteteve, vendit tonë, Kosovës. Në Prishtinë Luanin e gjejmë te busti i Madeleine Albright, te Ismail Qemali, Fehmi Agani, Bob Dole, e në Gjakovë e gjejmë te busti i poetit Ali Podrimja, kurse në Shqipëri te skulptura monumentale e Nënës Terezë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Duke kujtuar figurën e artistit, kryeministri tha se jemi të vetëdijshëm se trashëgimia e tij nuk është thjesht një koleksion veprash arti, por një shembull i devocionit dhe dashurisë për artin dhe për vendin. ‘’Përmes Fondacionit “Luan Mulliqi”, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tij, të përkrahim artistët e rinj, dhe të ruajmë gjallë kujtesën e tij në çdo përpjekje artistike’’, u shpreh ai.

Në përfundim, ai tha se Luan Mulliqi nuk është më fizikisht në mes nesh, por emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë, si një burim frymëzimi për brezat që vijnë si të artistëve po ashtu edhe të artdashësve, gjersa ai vinte nga populli vetë dhe i rikthehej popullit me këto vepra artistike, të cilat do t’i kemi përjetë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

“Shota” me program artistik për 18-vjetorin Shqipe Gashi|RTKlive

Mbahen Çmimet e 68-ta Grammy: Kendrick Lamar fiton më shumë çmime, Kënga e Vitit për “Wildflower”

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

TAGGED: #Albin Kurti, #Luan Mulliqi
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dy të vdekur nga vërshimet në Spanjë

Kosova Times Kosova Times September 4, 2023
NATO e shqetësuar për retorikën secesioniste në Bosnje
Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri erdhi nga Vuçiqi
IKShPK nga ky muaj do të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët
Horoskopi ditor për 8 tetor 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?