By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total
November 18, 2025
Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive
November 18, 2025
4 përzierje perfekte erëzash në shtëpi: erëza të ndryshme, garam masala, cajun, përzierje për skarë
November 18, 2025
Supë indiane me thjerrëza të kuqe dhe kungull
November 18, 2025
Sallatë frutash me patate dhe salçiçe
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO
Opinion

Planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/10/25 at 7:06 AM
Kosova Times Published October 25, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Koha po tregon qartë se çfarë është Serbia. Ky shtet nuk pranojë kurrë të reformohet. Millosheviqi para se me plasë lufta në ish –Jugosllavi, për pushtet e likuidojë Petar Stambolliqin. Millosheviqi bëri luftën për Serbi të Madhe duke lënë mbrapa mijëra viktima kryesisht boshnjakë dhe shqiptarë. Nuk e arriti këtë objektiv se nuk e lejuan kroatet, boshnjaket, shqiptarët dhe NATO, duke e mundur në marshimin makabër për Serbi të Madhe. Millosheviqi iu dorëzua TPI-së në Hagë, ku edhe vdiq në qelitë burgut. Pas luftës në pushtetin e Serbisë erdh demokrati Zoran Xhinxhiq, i cili u vra në regji të Vojisllav Koshtunicës në vitin 2003, se çështjen e Kosovës e shihte ndryshe. Rezultati I gjithë kësaj është Serbia e Vuqiqit eksponentit politik të Millosheviqit.Vuqiqi është personi i cili e ka gjithë pushtetin dhe vendos për gjithçka.Është po aq shovinist e luftënxitës si Millosheviqi.Të gjitha fjalimet e tij janë patetike demagogjike dhe antishqiptare. Po e kërcënon hapur rajonin më luftë për të vazhduar projektin për Serbi të Madhe. Perëndimi vazhdon ta tolerojë edhe pse po dëshiron Ballkanin ta fus në gjakëderdhje të madhe.Edhe Vuqiqi po dëshiron të hynë në dhomën e errët të luftës, pa e ditur rrugëdaljen. Kështu kishin vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore dhe Millosheviqi viteve të 90-ta, nga të cilat dhoma lufte dolën humbësit më të mëdhenj. Tetëdhjetë më vonë, Vladimir Putin hyri në të njëjtën dhomë të errët të një lufte pushtuese kundër Ukrainës sovrane. Në vitin e tretë të luftimeve Putin i cili kishte menduar së do të përfundon shumë  shpejt operacionin, lufta iu zhvendos në territorin e vet në rajonin e Kurskut. Edhe Putin ka shumë gjasë të pëson humbje si dikur Bashkimi Sovjetik i cili më 15 shkurt 1989, njoftojë zyrtarisht se trupat e tij largohen nga Afganistani. Në atë botë afganët i mundën rusët nën drejtimin e Osama Bin Ladenit, i cili shumë më vonë u vra nga amerikanet si terrorist. Dy vite pas tërheqjes nga Afganistani, BRSS u shemb, 11 nga 12 republikat sovjetike nënshkruan Protokollin për Themelimin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura dhe Deklaratën Zyrtare të Fundit të BRSS. Protagonisti i shpërbërjes të ngrehinës të Bashkimit Sovjetik, Mihael Gorbaqov dha dorëheqjen dhe ia dorëzoi postin presidentit të ri, Boris Jelcin. Se sa do të zgjasë lufta në Ukrainë, dhe se a do të shembet edhe Rusia si BRSS, dhe se çfarë arkitekture e sigurisë evropiane dhe botërore do të kemi, mund vetëm të hamendësohet. Putin u futë në një luftë të padrejtë dhe të pafund!Luftërat pushtuese janë diçka krejtësisht tjetër nga lufta mbrojtëse. Lufta kundër Ukrainës është fyese. Rusët po e humbasin deri më tash më humbje të mëdha. Të gjitha planet perandorake të Beogradit për Kosovën dhe të Moskës për Ukrainën, do të pengohen nga NATO. Dhe, kjo po ndodhë nga tiranet rus në shekullin 21. Rusia kot po bënë përpjekje të përvetëson një vend fqinj, me 46 milionë banorë. Zelenski është bërë i dashuri i botës së lirë, një figurë politike globale, e respektuar dhe e ndihmuar nga liderët politikë të Perëndimit. Zelensky është tashmë figura historike që mblodhi ukrainasit si një komb. Ukraina dëshiron të shkojë në Perëndim dhe të shkëputet nga Moska. Kërcënimet bërthamore vijnë nga Rusia për të disatën herë. Ekziston një model i dukshëm i Rusisë duke përdorur “propagandën goebelsiane”. Rusia, po humbe vrullin e luftës ndërsa bota demokratike po bashkohet fuqishëm kundër tyre. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë krimineli në Moskë është në rrugë pa krye. Nëse Rusia do të ishte “aq mirë në terren” nuk do të kërcënonte me armë bërthamore. Këtë plojë rusomadhe nuk do ta lejojë NATO. BE-ja dhe Amerika duhet të ndalin propagandën ruse në Serbi dhe nëse nuk e kuptojnë se si funksionon propaganda ruse, do të mposhten nga propaganda ruse edhe në vendet e tyre. Dhe këtë gabim do ta paguajnë shtrenjtë, sepse po përpiqen të ruajnë status quo-në në gjendje lufte në Evropë dhe në Ballkan.

You Might Also Like

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë

Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij

Koha për bashkim kombëtar!

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times October 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gershkovich, Kurmasheva e Whelan kthehen në ShBA, pas këmbimit të të burgosurve

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
​24 vjet nga rënia e Agim Ramadanit
Horoskopi ditor për 21 Dhjetor 2023!
Shënohet `Dita pa makina` në Junik
Bombarduesi Bërthamor i padukshëm: Amerika testoi një avion futuristik të zhvilluar në TOP SEKRET
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?