By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
Rajon / Botë

Analistët: Ligji për agjentët e huaj kërcënim për demokracinë në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 8:03 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Kërkesa e partive pro-serbe dhe pro-ruse, që janë pjesë e qeverisë në Mal të Zi, për miratimin e ligjit për agjentët e huaj vlerësohet nga analistët malazezë si kërcënim serioz për demokracinë por edhe për integrimin evropian të vendit.

Këto kërkesa, sipas tyre, janë absurde dhe miratimi i një ligji të tillë rrezikon rrugën e Malit të Zi drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Përmendja e miratimit të një ligji të këtillë është absurde, aq më shumë kur Mali i Zi pretendon dhe është një shtet që po bën hapa për tu integruar në BE. Aq më shumë kur dihet se këto ligje përcaktohen me rregulla dhe norma që janë të nivelit ndërkombëtar dhe që nënkuptojnë lëvizjen e kapitalit në mënyrë të lirë”, thotë analisti dhe publicisti Haxhi Shabani.

Analisti Muzafer Beli Çaushi shpreh habinë se si një kërkesë e tillë mund të vijë nga parti dhe organizata, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në opinionin malazez.

“Një nismë e tillë lë një shije të hidhur në opinion dhe shkakton shqetësime dhe huti, duke na përkujtuar se si në hapësirën tonë ka parti dhe organizata që ende e kanë mendësinë e së kaluarës”, thotë zoti Çaushi.

Ai thotë se një ligj i tillë mund të kufizojë hapësirën për veprim civil që ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Malit të Zi dhe të pengojë punën e mediave të pavarura.

Edhe analisti Haxhi Shabani vë në dukje se një ligj i tillë do të krijoj probleme në funksionimin e shoqërisë civile dhe të mediave.

“Mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i disa shoqatave, të cilat kanë marrë fonde pikërishtë për mënyrën si funksionon demokracia. Këto shoqata kanë përcjellë fushatat zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve ku në një farë mënyre janë një mekanizëm i cili përcakton se sa plotësohen standardet ndërkombëtare në nivel të zgjedhjeve, por edhe në nivel të mediave sepse mediat në Malin e Zi kanë një hapësirë shumë të ngushtë dhe mediat e pavarura gjithmonë kanë qenë një pretendim më shumë se sa kanë funksionuar”, tha analisti Shabani.

Ndërkaq analisti Ismet Kallaba këtë nismë e sheh si pjesë të agjendës së partive pro-serbe dhe pro-ruse, me qëllim të ndikimit në politikën shtetërore të Malit të Zi.

“Në këtë kontekst këtë do ta lidhja edhe me përpjekjet tjera dhe nisma për ndryshimin për shtetësinë, konkretisht për miratimin e dyshtetësisë për qytetarët e Malit të Zi”, tha zoti Kallaba.

Analistët thonë se nevojitet mbrojtja e menjëhershme e veprimtarisë së lirë dhe të pavarur të shoqërisë civile në Mal të Zi dhe të parandalohet miratimi i ligjeve që do të kërcënonin vlerat demokratike.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

TAGGED: #Ligji për agjentët e huaj, #Mali i Zi
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli raporton vrasjen e një komandanti tjetër të Hezbollahut

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Shpërthim i fortë në Nagorno-Karabakh: Më shumë se 200 të plagosur duke ikur në Armeni
Mbështetje amerikane për kapacitetet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Krasniqi me ambasadorin e ShBA diskutojnë situatën në pjesën veriore
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?