By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 5:47 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se ka vrarë një palestinez, i cili tha se ishte anëtar i krahut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një operacioni në Tulkarem të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Përmes një deklarate të përbashkët, ushtria izraelite, policia dhe agjencia e sigurisë së brendshme, Shin Bet, thanë se kanë kryer një operacion “kundër terrorizmit në Tulkarem për të eliminuar Islam Odeh”, të cilin e akuzuan se po planifikonte “sulme terroriste”.

Në deklaratë u tha se gjatë operacionit, Odeh “hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë, të cilat e rrethuan atë dhe iu përgjigjën me zjarr” që rezultoi në vrasjen e tij.

“Forcat gjetën armë, përfshirë edhe komponentë që përdoren për prodhimin e bombave”, u tha në njoftim.

Odeh së fundi “ishte caktuar që të komandonte rrjetin terrorist në Tulkarem dhe kishte nisur të planifikonte sulme shtesë terroriste”, pasi një pjesëtar tjetër i Hamasit, Zahi Oufi, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit.

Brigada Ezedin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi po ashtu për vdekjen e “komandantit dhe liderit të Batalionit të Brigadës Kasam në Tulkarem”.

Ndërkaq, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramahall njoftoi se ishte informuar për vdekjen e Odehut, 29-vjeçar, gjatë të shtënave në lagjen Salam të Tulkaremit.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit tetorin e vitit të kaluar, që nxiti luftën në Gazë.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2023, trupat izraelite apo kolonët kanë vrarë të paktën 744 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Hamas, #Izrael
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mitsotakis bën bashkë liderët e Ballkanit, nesër takohet me Kurtin

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Policia gjermane arreston kroatin për dronin mbi aeroport
Zelensky paralajmëron se Rusia po do të nisë një luftë të re në Ballkan (Video)
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
Kelmendi diskuton efikasitetin e prokurorive në menaxhimin e pasurive të sekuestruara me përfaqësuesit e ShBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?