By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krokante, të fryra, me njolla: 5 stile të preferuara picash italiane për t’i provuar
May 15, 2025
Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm
May 15, 2025
Misioni vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjeve të huaja
May 15, 2025
Rikthehen objektet e uzurpuara në veri, Sveçla: Në shërbim të qytetarëve
May 15, 2025
Mbërrin në Tiranë, presidenti ukrainas Zelensky
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Katolikët” e Bajçinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Katolikët” e Bajçinës
Opinion

“Katolikët” e Bajçinës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 12:26 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Keqpërdorimi brutal i besimit: Në hapësirat e varrezave të fshatit Bajçinë të Podujevës, persona keqbërës, të panjohur deri më tani vendosën një kryq të madh në maje e të cilit ishte flamuri kombëtar e që nuk ka të bëjë asgjë me asnjë besim për faktin se është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Natyrisht se ky provokim blasfemik nuk është bërë pa një qëllim të caktuar aq më parë që në këto varreza janë varrosur banorët e Bajçinës, thuaja 100 përqind të besimit islam. Kohëve të fundit, nën një publicitet jonormal po bëhet konvertimi, pa asnjë dyshim i orkestruar nga një qendër, nga myslimanët në katolikë. E mira e kësaj pune është se çdokush mund ta pranojë besimin në të cilin ndjehet mirë, për shkaqe thjeshtë shpirtërore apo për ndonjë interes tjetër ndërsa, e keqja qëndron në faktin se gjatë këtyre konvertimeve brutalisht dhe në mënyrë të paskrupullt po keqpërdoren dy simbole të vet qenies kombëtare shqiptare, plisi dhe flamuri kombëtar. Pastaj mashtrimi po e merr një dimension përçarës kombëtar duke krijuar përshtypje, poshtërisht të rremë se të konvertuarit përveç se po i kthehen besimit të parë, që nuk është aspak e vërtetë sepse krishterimi nuk është besimi i parë i shqiptarëve, qenkan edhe kombëtarisht të përcaktuar drejtë kurse shqiptarët e besimit islam nuk janë shqiptarë por turko – arab. Çfarë idiotësh ! Jam dënuar dy herë me burg politik në kohëzgjatje prej 15 vitesh duke vuajtur dënimi me qindra të burgosur politikë shqiptarë, të të gjitha besimeve dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që të debatojmë për çështje fetare në kontekstin e përçarjes eventuale. Çështja e çlirimit dhe bashkimit kombëtar ka qenë e vetmja çështje përbashkuese dhe asnjëherë dalluese. Në mesin e të konvertuarve janë disa bashkëvuajtës dhe bashkëveprimtarë, ish të burgosur politikë me të cilët kam vazhduar të komunikoj, pa asnjë dallim dhe pa asnjë problem deri në kohën kur filluan të nxisin urrejtje midis shqiptarëve, jo për çështje kombëtare por si ekstremistë fetarë që paturpësisht po e keqpërdorin besimin dhe simbolet kombëtare, plisin dhe flamurin kombëtar, për agjenda të armiqve të kombit. Një besimtar i mirë dhe i bindur, pavarësisht cilit besim i takon, me vullnetin e vet, nuk fletë keq për besimet tjera, nuk njeh gjuhë të urrejtjes shkaku se asnjë besim, nëse praktikohet si duhet nuk e njeh urrejtjen përveç tolerancës dhe dashurisë midis njerëzve dhe besimeve të tyre. Në Kosovë është e kundërta, kemi krijuar dhe po krijojmë parakushtet që urrejtja, nëse nuk intervenon shteti dhe ligji përmes respektimin të Ligjit për të Drejtat Fetare, pashmangshëm do të nxisë ekstremizëm midis besimtarëve, përçarje dhe konflikt. Kësaj çështjeje dikush po i fryn me të madhe, asnjëherë nga pozita e njeriut të mirë, shqiptarit të mirë dhe besimtarit të mirë !

Jeniçerët e konvertimit: Kosova është një vend i vogël, thuaja sa një paralagje e një qyteti evropian prandaj edhe banorët njihen mirë sidomos në komuna apo rajone. Prandaj, në vendet ku kemi jetuar apo nga vijmë i njohim edhe të konvertuarit, pavarësisht besimit që e kanë pasur apo të cilit i janë bashkuar. Dhe për këtë kanë të drejtë plotësisht. Edhe unë njoh të konvertuar në mesin e të cilëve ka njerëz të mirë dhe shqiptarë të mirë dhe të cilët besimi nuk i ka ndryshuar aspak. Si të tillë nuk mund të jenë, në asnjë rrethanë besimtarë kë këqinj. Besimtarë të këqinj janë ata që kanë qenë njerëz të këqinj, që përkatësinë kombëtare e kanë fakultative, që në mesin ku kanë jetuar kanë qenë të njohur si hajdutë, dhunues, tregtarë të vdekjes me droga, haraçegjinjë dhe bashkëpunëtorë të UDB – së. Këta kanë qenë spiuj dhe antikombëtarë, si mund të bëhen besimtarë të mirë, pavarësisht cilit besim i takojnë apo e kanë pranuar. Është interesant fakti se ecajakja ” shpirtërore ” e këtyre jeniçerëve të konvertimit asnjëherë nuk ka pasur një konstantë të qëndrueshme, varësisht nga bindjet politika apo interesi material ka lëvizur nga të qenit mysliman, i krishterë, ortodoks etj. në ateistë për të lëvizur pastaj drejt ekstremit tjetër, ” besimtarë “.

Kthimi te besimi i parë është parullë demagogjike dhe mashtruese sikur edhe keqpërdorimi i flamurit kombëtar dhe plisit. Manijakizëm është ndarja e shqiptarëve në shqiptarë të vërtetë, nëse konvertohen në katolikë dhe se nuk janë fare shqiptarë nëse vazhdojnë të jenë të besimit islam.

Si përfundim: Në kohën e perandorisë osmane turqit i merrnin fëmijët nga popujt joturq ( që i kishin robëruar ) duke i mbajtur peng dhe duke kushtëzuar prindërit e tyre për bindje ndaj perandorisë. Në ndërkohë i ushtronin me artet e luftës dhe kurrë aftësoheshin i kthenin në vendet e origjinës për të luftuar kryengritësit apo popujt nga ishin edhe vet. Dhe, pikërisht këta jeniçerë bënin krime më mizore ndaj popullit, pjesë e të cilit ishin edhe vet ata.

Këtë rol po përpiqen ta luajnë edhe disa jeniçerë të konvertimit që i takojnë këtij populli, por që janë në shërbim të djallit!

You Might Also Like

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Presidentja Vjosa Osmani po e mban gjallë imazhin e politikës shqiptare!

Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jakshiq: Duke gjykuar nga disponimi i Vuçiqit në Parlament, ai është në rrugën e pranimit të Kosovës në OKB

Kosova Times Kosova Times February 5, 2023
Vëllaznimi afron basketbollistin holandez, Craig Osaikhwuwuomwam
Osmani: Lufta nuk është vetëm për gratë, është për të ardhmen e drejtësisë
Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligë, ja arsyeja
Britania vlerëson shërbimin e Mbretëreshës në ditën e varrimit të saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?