By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare
Rajon / Botë

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 11:31 AM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje.

Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.

Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave.

Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione.

Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.

Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës.

Po ashtu, në zgjedhjet e qershorit, pjesëmarrja në zgjedhjeve ishte vetëm 34 për qind – dalja më e ulët në Bullgarinë postkomuniste.

Sondazhi i Gallupit parasheh që kësaj radhe dalja të jetë vetëm 31 për qind.

Në gusht, presidenti bullgar, Rumen Radev, pranoi propozimin për formimin e ekzekutivit nga kryeministri në detyrë, Dimitar Glavchev, duke mundësuar që vendi të kishte një ekzekutiv të përkohshëm.

Glavchev u emërua kryeministër në detyrë pasi Qeveria u rrëzua në mars.

Pasi votoi, Glavchev tha se po votonte për një “Bullgari evropiane e stabile, me një Qeveri stabile që respekton Kushtetutën dhe vendin dhe ndjek interesat e popullit”.

You Might Also Like

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Një zjarr shpërtheu në një depo nafte Rosneft në Penza pas një sulmi me dron

TAGGED: #Bullgari, #Zgjedhje
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi për 31 Mars

Kosova Times Kosova Times March 31, 2024
Cilat janë rreziqet e luftës ne Ukrainë dhe Izrael?
Molla japoneze kaki është një bombë e vërtetë shëndetësore: Ja çfarë shëron gjithçka dhe si ta hamë
RrGK: Kërkojmë qasje të drejtë të zbardhjes së përdhunimit të 13-vjeçares dhe dënim maksimal për dhunuesit
Stano: BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?