By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së një kamioni në një stacion autobusi në Tel Aviv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së një kamioni në një stacion autobusi në Tel Aviv
Rajon / Botë

Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së një kamioni në një stacion autobusi në Tel Aviv

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 3:54 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Një kamion është përplasur në një stacion autobusi në qytetin izraelit të Tel Avivit, duke lënduar 35 persona, thanë zyrtarët.

Policia izraelite e përshkroi këtë ngjarje si sulm dhe tha se sulmuesi ishte një shtetas arab i Izraelit.

Ngjarja ndodhi në qytetin Ramat Hasharon, në verilindje të Tel Avivit, afër selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad. Përveç se gjendet afër selisë së Mossadit, ky stacion gjendet edhe pranë një baze ushtarake.

Shërbimi për shpëtim i Izraelit, Magen David Adom, tha se gjashtë persona kanë pësuar lëndime serioze.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Asi Aharoni, u tha gazetarëve se sulmuesi është “neutralizuar”, pa specifikuar nëse sulmuesi i dyshuar është vrarë.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupi tjetër më i vogël militant, Xhihadi Islamik, mirëpritën këtë sulm të dyshuar, por nuk e morën përgjegjësinë për të.

Palestinezët kanë kryer një sërë sulmesh me thikë, me armë zjarri dhe me makina në vitet e fundit.

Tensionet janë rritur edhe më shumë që nga shpërthimi i luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit dhe Izraeli kryen vazhdimisht operacione ushtarake edhe në Bregun e pushtuar Perëndimor, operacione që kanë lënë të vrarë qindra persona.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

TAGGED: #Kamion, #Stacioni i autobusëve, #Tel Aviv
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Promovohet vepra për Sali Çekajn,sjellë dimensione të shumta të komandantit

Kosova Times Kosova Times September 8, 2025
Një anëtar i klanit Skaljar u vra në Podgoricë
Biden: Besoj se pengjet do të lirohen
Hamza në Shtime u premton bizneseve ne vend
Protesta e serbëve në Graçanicë: “Mbështetje për vëllezërit në veri”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?