By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fitorja e dytë radhazi për Yllin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Fitorja e dytë radhazi për Yllin
Sport

Fitorja e dytë radhazi për Yllin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 10:04 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Në një ndeshje mjaft dramatike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dramatike ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:79 (21:16, 19:18, 22:26, 21:19), në javën e shtatë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë interesant nga fillimi deri në fund, dhe me shumë kthesa, derisa përfundoi me fitoren e therandasve.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por katër pikë radhazi nga vendasit, bën që kjo pjesë të përfundojë 21:16. Në periudhën e dytë, prizrenasit avancuan në 21:24 me tetë pikë radhazi, por sërish u kundërpërgjigjën vendasit që kishin deri në gjashtë pikë epërsi, për të shkuar në pushim me rezultat 40:34.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me shumë rikthime, por asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, kurse në çastet vendimtare, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 83:79, që ishte fitorja e dytë radhazi nën drejtimin e Endrit Elshanit.

Te vendasit disa basketbollistë dhanë ndihmë kyçe në këtë fitore, kurse u dalluan Terrell Brown me 24 pikë dhe Gëzim Morina me 16 pikë, pesë kërcime e katër asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Lenzelle Smith me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Jordan Johnson me 18 pikë e dhjetë asistime.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore e tri humbje, derisa Proton Cable Prizreni dy fitore e pesë humbje.

You Might Also Like

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi e teta në renditjen e përgjithshme

FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat

TAGGED: #Golden Eagle Ylli, #ProCredit Superliga, #Proton Cable Prizreni
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia spanjolle arreston një shqiptar te dyshimte për vrasjen e një serbi

Kosova Times Kosova Times March 13, 2023
Ballkani triumfon minimalisht ndaj Drenicës
SHBA e cakton Rusinë një “vend shqetësimi”
Në perëndim Gjokoviq kritikohet për deklaratat për Kosovë, por Abazoviq i gatshem ta shpalle qytetar nderi i Malit të Zi
Kush është Oleksandr Dubinsky, ligjvënësi ukrainas që bën thirrje për shkarkimin e Zelensky?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?