By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërxhaliu: Qeveria e Kosovës godet edhe me një barrë të re tatimore biznesin kosovar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gërxhaliu: Qeveria e Kosovës godet edhe me një barrë të re tatimore biznesin kosovar
Opinion

Gërxhaliu: Qeveria e Kosovës godet edhe me një barrë të re tatimore biznesin kosovar

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 1:02 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan Safet Gerxhaliu- isha kryetar i OEK

 

Duke filluar nga janari 2025, Qeveria e Kosovës do të trefishojë tatimin mbi pronat, duke vendosur kështu një barrë të re mbi shpatullat e bizneseve kosovare. Ligji i ri për tatimin në pronë sjell rritje të konsiderueshme për pronat komerciale dhe ato bujqësore, duke kërcënuar rëndë sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Tatimi për pronat komerciale pritet të rritet deri në 200%, një rritje e tillë e paprecedentë do të krijojë vështirësi të mëdha për shumë qytetarë dhe biznese.
Kjo rritje e tatimeve për pronat komerciale, e cila shoqërohet me një tatim progresiv që do të jetë më e lartë se sa është aktualisht, që është një goditje e rëndë për të gjitha bizneset në Kosovë. Po ashtu, ligji parashikon tatim mbi tokat bujqësore, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për fermerët, të cilët tashmë po përballen me sfida të shumta.
Normat e reja të tatimit mbi pronat e paluajtshme:
Pronat e vlerësuara deri në 100,000 €: Tatimi do të jetë 0.1%
Pronat e vlerësuara ndërmjet 100,001 – 500,000 €: Tatimi do të jetë 0.2%
Pronat e vlerësuara ndërmjet 500,001 – 1,000,000 €: Tatimi do të jetë 0.3%
Pronat e vlerësuara ndërmjet 1,000,001 – 5,000,000 €: Tatimi do të jetë 0.4%
Pronat e vlerësuara mbi 5,000,000 €: Tatimi do të jetë 0.5%
Një nga efektet më të dukshme do të jetë rënia e kërkesës për prona, pasi tatimet më të larta do të pengojnë blerësit potencialë dhe do të shkaktojnë heshtje në investime. Kjo do të çojë në një ngadalësim të zhvillimeve të reja në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërisë, duke u bërë pengesë për ata që investojnë nga diaspora.
Ligji i ri mbi tatimin në pronë pritet të ketë një ndikim negativ në investimet në sektorin e patundshmërisë në Kosovë, me një rënie të mundshme prej deri në 20% vitin e ardhshëm, që do të përkthehet në mbi 100 milion euro më pak investime. Gjatë vitit të fundit, aktivitetet e patundshmërisë në Kosovë kanë arritur rreth 600 milion euro, duke përfaqësuar afërsisht 70% të investimeve të huaja direkte (IHD) në vend, ndërsa investimet totale në Kosovë kanë qenë mbi 880 milion euro. Ky trend i rënies në investime do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe stabilitetin e sektorit të patundshmërisë dhe sektorëve të tjerë.
Po ashtu, fermerët do të përballen me rritjen e kostove operative, duke rrezikuar që të zhdukin fitimet e tyre tashmë minimale. Këto ndryshime do t’i pengojnë ata të përfitojnë nga subvencionet që iu janë ndarë vitin e kaluar, duke e bërë situatën më të vështirë për ta.
Mungesa e dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat për këto ndryshime ligjore ka sjellë një situatë kaotike në mjedisin biznesor në Kosovë. Në vend që të stimulohet zhvillimi ekonomik, në po e shohim Kosovën duke u bërë një vend të pafavorshëm për investitorët, si ata vendas ashtu edhe ata të huaj.
Qeveria e Kosovës duhet të rishqyrtojë këtë ligj dhe të angazhohet në një dialog të hapur me përfaqësuesit e sektorit privat për të shmangur goditjet e mëtejshme ndaj biznesit kosovar. Kjo është një mundësi për t’u rikthyer në rrugën e zhvillimit dhe të sigurimit të një ambienti më të favorshëm për investime në të ardhmen.

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Palët në Sudan pajtohen për një armëpushim treditor

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
Një tabloid në shërbim të gjenocidit: gazeta gjermane Bild e përshkroi gazetarin e vrarë si një “terrorist të maskuar”
Hamasi po përgatit një përgjigje pas ofertës për armëpushim në Gazë
Shqipëria ndan 1 milion euro ndihma për Turqinë
Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?