By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: West Ham mposht Manchester United
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > West Ham mposht Manchester United
Sport

West Ham mposht Manchester United

Kosova Times
Last updated: 2024/10/27 at 6:49 PM
Kosova Times Published October 27, 2024
Share
SHARE

West Ham United ka triumfuar ndaj Manchester United me rezultat 2-1 në kuadër të javës së nëntë të Premier League, në një ndeshje të zhvilluar të dielën në “London Stadium”.

United e ka nisur me vrull dhe ka qenë pranë golit që në minutën e dytë kur Garnacho ka goditur traversën. Argjentinasi, që po luante ndeshjen e tij të 100-të për ekipin e parë, e ka provuar sërish pas tetë minutash, por ka gjuajtur jashtë.

Rastet për Manchester United kanë vazhduar me Hojlund, Fernandes e Dalot, por skuadra nuk ka arritur të konkretizonte asnjë prej tyre.

Nga ana tjetër, West Ham ka pasur vetëm një gjuajtje para pushimit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ka sjellë më shumë kontroll për skuadrën e Julen Lopetegui dhe ndryshimi ka ardhur pas disa zëvendësimeve. Crysencio Summerville, në debutimin e tij, ia ka arritur të shënojë golin e parë për klubin e tij të ri pas një aksioni të shpejtë nga “Hammers”, ku Jarrod Bowen ka asistuar për Danny Ings, por ka qenë Summerville ai që ka ndërhyrë për ta dërguar topin në rrjetë.

Manchester United ka reaguar dhe e ka barazuar rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes së West Hamit. Një goditje standarde është shfrytëzuar nga Zirkzee, i cili ka pasuar për Casemiro, që ka shënuar me kokë nga afër.

Në minutat e fundit të ndeshjes, një moment i diskutueshëm e ka vendosur fatin e saj. De Ligt është ndëshkuar për një faull ndaj Danny Ings, pavarësisht se dukej se topi ishte prekur me dorë nga sulmuesi. Pas një rishikimi të gjatë të VAR, Bowen ka realizuar penalltinë e akorduar dhe i ka siguruar fitoren West Ham.

Aktualisht, Manchester City kryeson tabelën e Premier League me njëzet e tri pikë, por gjithçka mund të ndryshojë pas ndeshjes së sontme mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

You Might Also Like

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

TAGGED: #Manchester United, #West Ham
Kosova Times October 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi Don Xhoni
Rafuna dhe ambasadori i Bullgarisë flasin për bashkëpunim ekonomik
Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit
Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve  
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?