“Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës ka rikujtuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë publike dhe në reagimin e shpejtë ndaj çdo situate që cenon rendin dhe qetësinë.