By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump thotë se aleanca do të jetë “shumë e fortë” në samitin e NATO-s
June 25, 2025
Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit
June 25, 2025
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien pas sulmit të Trump ndaj Iranit
June 25, 2025
Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim
June 25, 2025
OEK letër Kurtit, kërkon shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbrëmje e zjarrtë folklorike në Klubin “ARDHMËRIA”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Mbrëmje e zjarrtë folklorike në Klubin “ARDHMËRIA”
Lajme

Mbrëmje e zjarrtë folklorike në Klubin “ARDHMËRIA”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/28 at 7:48 AM
Kosova Times Published October 28, 2024
Share
SHARE

Të shtunën e kaluar më 26.10.2024, në Tezze sul Brenta (VI-Itali), në Klubin “ARDHMËRIA” u mbajt mbrëmje e madhe folklorike me trashëgimtarët e ikonës së folklorit burimor shqiptar, nipat e Sefë Mleqanit, vëllezërit Ismet Beqir Gashi, Shpëtim Beqir Gashi dhe Sefë Brahim Gashi.

Jehonë e madhe e zërit të bilbilave të këngës shqipe

Disa qindra metra larg klubit dëgjohej zëri kumbues i nipave të Sefë Mleqanit duke e kënduar këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, i përcjell me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit e shumtë në brendi të Klubit “ARDHMËRIA”.

Kapacitetet e mëdha të klubit kësaj radhe ishin të pamjaftueshme për të pranuar të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Italisë veriore për t’i dëgjuar dhe takuar nga afër nipat e Sefë Mleqanit, për çka më dhjetëra bashkatdhetarë kishin mbetur duke pritur në radhë për të hyrë në brendi të lokalit.

Ishte kjo vetëm java e tretë nga kur është hapur klubi “ARDHMËRIA”, ndërsa për vëllezërit Gashi nga Mleqani ishte hera e parë që erdhën në Itali. Aureola e gjyshit dhe e prindërve të tyre kishte bërë që të hasin në një pritje jashtëzakonisht madhështore.

Ana tjetër më e bukur e kësaj medalje është se Ismeti, Shpëtimi dhe Sefa i magjepsën mërgimtarët me zërin e bukur e karakteristik që e dëshmuan në vepër trashëgiminë artistike të ikonave të folklorit burimor shqiptar, “Të bijve të Sefë Mleqanit”.

Vlen për të theksuar, se më 5 tetor të këtij viti u hap klubi “ARDHMËRIA” në Tezze sul Brenta. Është ky klubi i parë dhe i vetëm i mërgatës shqiptare në Itali. Është kjo shtëpi e të gjithë mërgimtarëve, dyert e së cilës janë të hapura çdo të shtunë në mbrëmje për të gjithë mërgimtarët pa dallime moshe, përkatësie politike apo fetare.

“Qëllimi i këtij klubi është bashkimi dhe përafrimi i mërgimtarëve mes tyre, kënaqja dhe argëtimi i lirshëm, sikurse në vendlindje me muzikë dhe këngë shqipe nga të gjitha trevat kombëtare”, rrëfen pronari i klubit “ARDHMËRIA”, z. Kujtim Hajzeraj.

Vazhdimësi e traditës familjare shqiptare

Ne që jemi rritur me zërin e Sefës, Osmanit, Imerit, Brahimit dhe Beqës, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e brezit të ri me këngët e përzgjedhura nga brezat ikonik të rapsodëve popullor. Dhe vërtet ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Sefë Mleqanit e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të paraardhësve të tyre.

Situata në lokalin e madh të klubit “ARDHMËRIA” u elektrizua pas këngëve për dy ikonat e pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, e vazhduar më pas me këngët epike për heronjtë dhe dëshmorët e luftës së fundit çlirimtare, e cila kulmoj me këndimin e “Marshit të UÇK-së”.

Ishte kjo një situatë madhështore dhe e paparë në organizimet e mërgatës sonë, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga organizimi i shkëlqyer i vëllezërve Hajzeraj me Xen Shalën në rolin e banakierit, i cili i shërbente pjesëmarrësit me pije freskuese dhe ushqime të ndryshme me çmime tepër të ulëta, do të thosha simbolikë krahasuar me trendin e shitjes së të njëjtave në organizimet e tjera.

Sikurse luftëtarët që e kishin gjetur vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për t’u argëtuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe mërgimtarët tubohen, jo si anëtarë të partive politike, por si vëllezër të një gjaku dhe ashti dardan të bashkuar në Klubin “ARDHMËRIA”.

“Qëllimi i themelimit të klubit tonë është ruajtja e identitetit tonë kombëtar, gjegjësisht gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura shqipe, si një nga format më të mira për të mbrojtur gjeneratat e reja nga rreziku i asimilimit”, e përfundon rrëfimin Bekim Hajzeraj.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullorë e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në një ambient kaq të ngrohtë dhe vëllazëror, në frymën sa unifikuese po aq edhe tolerante të bashkatdhetarëve të ardhur nga pjesë të ndryshme të pjesës veriore të Italisë.

Florim ZEQA

You Might Also Like

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Libri jubilarë, i dhjeti më radhë

Me Plis të bardhë në UNESCO

TAGGED: #Bijtë e Sefes, #Itali, #Klubi "Ardhmëria"
Kosova Times October 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e ambasadorët e BE-së diskutojnë për hapat e integrimit të Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 18, 2024
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
Parlamenti polak miraton komisionin për të hetuar ndikimin rus
Policia jep detaje për personin e kërkuar, që u gjet i vdekur në Leposaviq
Oda Amerikane shënoi përvjetorin e njëzetë të themelimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?